“Të shohësh dikë të buzëqeshë, nuk do të thotë se ai person nuk është duke përjetuar dhimbje”

min lexim

“Të shohësh dikë të buzëqeshë, nuk do të thotë se ai person nuk është duke përjetuar dhimbje. Në jetë ekzistojnë humbje ndonjëherë aq të mëdha, të cilat duken të pamundura për t’u kaluar, por që me kohën mëson të mbijetosh edhe me to. Ato transformohen në një dhimbje të fortë, që e mbajmë brenda vetes sonë përgjatë gjithë jetës.

Fakti që koha kalon, nuk do të thotë se jemi shëruar nga mungesa e personit që aq shumë e donim. Lotët vazhdojnë të pikojnë brenda shpirtit tonë fshehurazi. Në ditë të caktuara, boshllëku që ndiejmë përbrenda, shndërrohet aq i madh saqë kërkojmë të gjejmë qetësi dhe një vend të vetmuar ku të mund “ta zbrazim” dhimbjen e brendshme me lotë. Në ditë të tilla, nuk ekziston asgjë, asnjë fjalë që mund të na e lehtësojë boshllëkun që ndiejmë dhe asnjë përqafim që të na e ngrohë zemrën. Aty e kuptojmë më së miri se dhimbje të tilla nuk mund të kalohen dot.

Koha nuk i shëron dhimbjet që ndjen, thjesht të mëson t’i mbash ato brenda vetes në një vend ku askush nuk mund të hyjë. Kjo është arsyeja pse askush nuk e kupton dot humbjen e një personi të dashur, deri në momentin që e përjeton vetë një humbje të tillë. Të tjerët thjesht mund të shohin buzëqeshjen në fytyrën tonë, por nuk mund ta kuptojnë dot dhimbjen në zemrën tonë”. – Riem Franca

Është realisht e vështirë të përballohet humbja e një personi të dashur, sidomos e dikujt që e ke pasur shumë të afërt. Normalisht koha bën që ta pranosh disi humbjen, ama dhimbja që ndjen nuk lehtësohet. Thjesht mëson të mos e shfaqësh njësoj si në fillim, ta mbash brenda vetes dhe të jetosh me të…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina fitoi përballjen ndaj Prizrenit 16

Story i radhës

Britaniku u lirua nga Jemeni pasi u mbajt i burgosur për pesë vjet pa gjyq

Të fundit nga