E kotë të të pyesim nëse e ke parë ndonjëherë “Big Brother VIP”, sepse e dimë që përgjigjja është PO.
Me ose pa dëshirën tënde, je ndeshur në ekran me reality show-n që është drejtuar që në fillimet e tij nga moderatorja Arbana Osmani.
I madh e i vogël njihet me termin “Vëllai i madh” apo “Shtëpia më e famshme në Shqipëri”.
Këtë vit, “Big Brother” u rikthye pas kaq kohësh me një risi të madhe; formatin me personazhe VIP. Kësaj here, përfshirja e audiencës ishte akoma më e madhe duke qenë personazhet ishin të njohur për publikun, ndërsa kurioziteti u rrit për t’i njohur ata edhe në përditshmëri.
Duhet ta pranojmë, jo gjithmonë jemi hasur me komente të mira për reality show-n dhe personazhet konkurrentë. Nuk i numërojmë dot rastet kur teleshikuesit kanë akuzuar produksionin për padrejtësi, për mungesë transparence, apo lojtarët për lojë jo të ndershme.
I shajnë gjatë gjithë ditës por sërish në mbrëmje mblidhen para ekranit për t’i parë e për t’i komentuar sërish nga e para. Urrejtje apo dashuri? E sigurt që është fiksim!
Kështu ndodh edhe me çdo banor të çdo edicioni. Gjatë garës kryqëzohet nga publiku, më vonë “duhet” dhe i ndjehet mungesa.
Përmendim këtu rastin e të ndjerës Adelaida Xhamani, vajzës bukuroshe nga Kavaja që jetoi një histori të fortë dashurie brenda shtëpisë me Bjordi Mezinin. Paragjykimet, odendimet dhe kritikat e shqiptarëve i merrni vetë me mend, ndërsa pas ndarjes së saj nga jeta, gjykohet si një vajzë e guximshme që jetoi ashtu siç ia tha zemra.
Pse nuk i kursejmë më shumë komentet e hidhura dhe të shohim cilësitë pozitive të çdo personi? Pse duhet të shfryjmë energji negative e komente aspak të këndshme, për persona që s’na prishin asnjë punë në jetën tonë?
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.