Të trishtuar dhe të frikësuar po ndihen kaçanikasit pas vrasjes së mbrëmshme të rreshterit policor, Muharrem Lika.
Bashkëqytetarët e tij thonë se zyrtari policor, Lika ishte një njeri i mirë, ata kërkojnë sa më shpejt që kryesi i kësaj vrasje të vihet para drejtësisë.
Hamëz Berisha banor i kësaj komunë vrasjen e rreshterit policor e quan krim.
Ky qytetarë kërkon që kryesit e këtij krimi të vihet para drejtësisë sa më shpejt.
“Një krim, një vdekje e rëndë në ditë të sotme është tmerr. Brenda sa ditëve sa vrasje ndodhën në Kosovë… e kam njohur, ishte njeri i mirë… Arsyen nuk mund ta di… nuk kam dije asgjë… duhet të përgjigje. Para drejtësisë, duhet organet e rendit dhe policia sa ma shpejt ta zbulojnë rastin”, tha ai.
Ndonëse zyrtarin policor nuk e njihte personalisht, por Mevlide Berisha thotë se pas rastit të mbrëmshëm po ndihen mjaftë të rrezikuar.
“Vetëm si kalimtar, më tepër jo…shumë të rrezikuar sidomos për fëmijët tanë katastrof”, tha ajo, transmeton KosovaPress.
Rreshteri policor, Muharrem Lika fillimisht është plagosur mbrëmë rreth orës 23:00 me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Kaçanik, por më pas nuk iu mbijetoi plagëve të marra.
Ndërkohë, i dyshuari për rastin akoma është në arrati.
Lidhur me vrasjen e rreshterit policor kanë reaguar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës e cila e ka dënuar këtë vrasjes duke e quajtur atentat kriminal.
“Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës.Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thuhej në reagimin e tyre.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik.
Brenda dhjetë ditëve të fundit, pesë qytetarë të vendit janë vrarë në Kosovë.
Burimi: botasot.info