Shkup, 26 dhjetor – Janë të rrejshme paraqitjet për bomba të vendosura në 23 shkolla fillore në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me paraqitjet e sotme nga 23 shkolla fillore në Shkup, pas porosive të marra në adresat elektronike me kërcënimin për mjet të vendosur shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme”, informojnë nga MPB.
Nga Ministria kumtojnë se menjëherë pas paraqitjeve të marra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, ndërsa më pas janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste.
Burimi: zhurnal.mk