Te Roma kisha presion të madh, lojtari shqiptar flet për Mourinhon

December 28, 2024
1 minut lexim

Në gushtin e këtij viti, Marash Kumbulla u largua nga Roma në formë huazimi për të provuar eksperiencën e tij të parë jashtë Italisë duke veshur fanellën e Espanyol.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth situatës që ai ndodhej në kryeqytetin italian.

“Te Roma kisha shumë presion, ata janë një ekip i madh në Itali. Tifozët kërkojnë shumë, por unë u argëtova shumë te Roma dhe presioni më ndihmoi shumë të piqesha si lojtar”

Dëmtimi i rëndë në vitin 2023 – “Ishte e vështirë. Kur mësohesh të luash futboll çdo ditë dhe të stërvitesh, është shumë e vështirë të jesh jashtë për tetë muaj”

“Ai jua thotë të vërtetën në fytyrë. Me Mourinhon u rrita shumë në karakter dhe në mentalitet.

Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën të lehtë të luash në nivele të larta”, u shpreh mbrojtësi kuqezi për mediat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shpërndau informacion zyrtar”, thirret në bisedë informative djali i një ish zyrtari

Story i radhës

​Prodhuesi i yjeve të Mercedesit shpall falimentimin

Të fundit nga

KOSTT: Nënstacioni Prishtina 3 bëhet funksional

Pas avarisë së ndodhur në muajin Prill 2024 të shkaktuar nga zjarri, KOSTT njofton se ka përfunduar me sukses ri-energjizimin e plotë të kapaciteteve teknike të Nënstacionit Prishtina 3, një nënstacion jetik
ShkoLartë