​Të rejat e fundit nga sulmi në Kopenhagë: Disa të vrarë dhe një i arrestuar

min lexim

Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë.

Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat”, njoftoi policia e Kopenhagës, duke e përshkruar autorin si një 22-vjeçar etnikisht danez.

Kryeinspektori Soeren Thomassen tha se forcat nuk po përjashtonin mundësinë që incidenti në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhenjtë në Skandinavi, të ishte i lidhur me terrorin.

Policia tha se vijon të ketë prezencë të madhe në vendngjarje. Ata nuk pranuan të komentojnë mbi natyrën e armës së përdorur.

“Ne jemi ende masivisht të pranishëm në Field’s dhe punojmë për të siguruar të gjithë ndërtesën. Nëse jeni ende në Field’s, qëndroni aty ku jeni dhe prisni policinë,” thanë ata.

Mediat lokale kanë raportuar se tre persona janë shtruar në një qendër traume në një nga spitalet kryesore të Kopenhagës.

Sipas kryeinspektorit Thomassen, policia mori fillimisht raportet në orën 17:30 për të shtënat.

Ai tha se nuk kishte prova se autori ishte duke punuar në komplot me të tjerët.

Kryetarja e bashkisë së Kopenhagës, Sophie Andersen, shkroi në Twitter: “Raporte të tmerrshme për të shtëna në Fields. Ne ende nuk e dimë me siguri se sa të plagosur apo të vdekur, por është shumë serioze.”

Numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Fotografitë e shpërndara nga organizatat e mediave lokale tregojnë policinë e armatosur rëndë që po shkonte në vendngjarje dhe të paktën dhjetë ambulanca.

Këngëtari britanik Harry Styles pritej të performonte në orën 19:00 sipas GMT këtë mbrëmje në një ambient afër qendrës tregtare. Në një mesazh në Snapchat, ai shkroi: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Kopenhagës. Jam i shokuar”.

Promovuesi i koncertit Live Nation tha se koncerti do të mbahet në orën 20:00, por fansat duke komentuar në Facebook janë ankuar se shumë nuk kanë mundur të hyjnë në arenën, ku koncerti ende nuk ka filluar.

Familja mbretërore daneze njoftoi se kishte anuluar një darkë e cila ishte planifikuar për të festuar fazën e hapjes së Tour de France në Danimarkë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Senzacioni i tenisit, Jannik Sinner, kalon në çerekfinale të Wimbledonit

Story i radhës

Rita Ora rrëmben vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit në festën e komunitetit LGBTI+

Të fundit nga