Të premten përfundon afati i aplikimit për akomodim në konviktet e studentëve

1 minut lexim

Regjistrimi elektronik për akomodimin në konviktet studentore shtetërore dhe private, i cili ka nisur më 18 korrik, zgjat deri më 5 gusht dhe vlen për studentët nga viti i dytë deri në të gjashtin e studimeve dhe apsolventët. Për studentët e vitit të parë, afati i aplikimit është nga data 5 deri më 16 shtator 2022, pasi të ketë kaluar afati i parë i regjistrimit në fakultete për vitin akademik 2022/2023.

Sipas Konkursit, në 12 konviktet në Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Shtip dhe Tetovë, ka 4 834 shtretër për studentë të rregullt deridiplomik. Nga numri i përgjithshëm, 3 669 shtretër janë të destinuara për nxënësit nga viti i dytë deri në të gjashtin dhe apsolventët, dhe 1 165 për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë.

Lista përfundimtare e pranimeve për studentët e viteve të dyta dhe të më lartë do të publikohet më 5 shtator 2022, ndërsa për studentët e vitit të parë – më 30 shtator 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministria e Arsimit: Prej në shtator 720 asistent arsimor në shkollat fillore në vend

Story i radhës

BDI nesër mban Konventën promovuese të kandidatëve për Këshillin e Tetovës

Të fundit nga