te premten holanda shfuqizon shumicen e masave epidemiologjike 620c2c2bc9cd8

Të premten, Holanda shfuqizon shumicën e masave epidemiologjike

February 15, 2022
1 minut lexim

Holanda ka paralajmëruar se nga e premtja planifikon shfuqizimin e shumicës së masave, të vëna për ta luftuar përhapjen e coronavirusit.

Stadiumet e futbollit, teatrot, kinematë dhe restorantet nga e premtja sërish do të mund të presin mysafirë pothuajse pa kufizime, e gjithashtu do të mund të qëndrojnë të hapur deri në ora 1 pasmesnate e jo deri në 22:00 sa është aktualisht.

“Vendi sërish do të hapet. Duke marrë parasysh zvogëlimin e numrit të infektuarve, kemi arsye për optimizëm. Por duhet të jemi real. Coronavirusi nuk është zhdukur”, tha ministri holandez i Shëndetësisë Ernst Kuipers.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që akoma të jenë të kujdesshëm, shkruan AFP. Shfuqizimi i masave do të duhej të realizohej në dy faza. Pas fazës së parë që fillon të premten, më 25 shkurt do të realizohet edhe e dyta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

al khelaif ne jemi krenare per ate qe kemi bere duke e ngritur psg ne 620c2bedbda83
Story i mëparshëm

Al-Khelaif: Ne jemi krenarë për atë që kemi bërë duke e ngritur PSG-në

lulzim basha afera e inceneratoreve eshte produkt edhe i ndarjes territoriale te 2014 620c2e84e885b
Story i radhës

Lulzim Basha: Afera e inceneratorëve është produkt edhe i ndarjes territoriale të 2014

Të fundit nga

Fustani i shkurtër ia zbulon të gjitha modeles

Christine McGuinness dukej mahnitëse teksa ndau një foto nga prapaskenat e çmimeve televizive me një minifustan të zi pa rripa. Christine mori pjesë në çmimet glam të hënën në mbrëmje në Londër,

​Inflacioni në SHBA nuk po ngadalësohet

Inflacioni në SHBA u përshpejtua pak në janar, me rritje të qëndrueshme të çmimeve të gazit, energjisë elektrike dhe ushqimeve dhe vetëm pak më të lirë benzine, njofton sot Departamenti i Punës.

Pa fitues derbi i Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar me rezultat 2:2 me Evertonin, në takimin e mbetur të javës së 15-të të Premier League në futboll. Liverpooli ka importuar një pikë në cilësinë e mysafirit
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë