te premten bojkot marketeve ne vend krijohet faqe ne facebook stop cmimeve te larta 6799405f26703

Të premten bojkot marketeve në vend, krijohet faqe në Facebook ”Stop Çmimeve të larta”

January 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 janar – Kështu ishte para disa ditësh në Kroaci. Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në marketet për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive. Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në Maqedoni.

Qytetarët e Maqedonisë organizohen për bojkot të marketeve të premten më 31 janar. Thirrjet përhapen në rrjetet sociale. Në Facebook u krijuar një profil me sigglën ”Bojkot -Stop Çmimeve të larta”

Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta.

Edhe organizata e konsumatorëve me përkrahje.

Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten. Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%. Thirrjet për bojkot të premten (31 janar) po përhapen edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aliti i reagon vlen it ndryshoni pr in ose ndryshoni barnat arbeni qellimisht ju shkruan diagnoza te gabuara 67993fad97f3c
Story i mëparshëm

Aliti i reagon VLEN-it: Ndryshoni PR-in ose ndryshoni barnat, Arbeni qëllimisht ju shkruan diagnoza të gabuara!

meta rrefen nga burgu takimin me janullatos ne qeli kam vetem kalendarin qe me dhuroi ai 6799454cf35f5
Story i radhës

Meta rrëfen nga burgu takimin me Janullatos: Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi ai

Të fundit nga

Braziliani është përballur me kritika

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior thuhet se do të konsiderojë largimin nga Real Madrid vetëm për një transferim në Arabinë Saudite. Duke folur në “El Chiringuito TV”, Eduardo Aguirre ka pohuar se sugjeroi se
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë