Të përjashtuarit e botës!
UEFA dhe FIFA e kanë përjashtuar Rusinë nga të gjitha garat. Sikur të mos mjaftonte me kaq, gjithashtu Qeveritë e futbollit vendosën që asnjë kundërshtar të mos pranonte që të ndeshej me Rusinë derisa të përfundojë marrëzia në Ukrainë.
Në Europë është thuajse e pamundur që Rusia të gjejë një rival për të zhvilluar një përballje.
Ndërkohë akordi u mendua se u arrit me Iranin, por në fund edhe këta të fundit do të refuzonin që të përballeshin me frikën e dënimeve.
Së fundmi mediat ruse shprehin sigurinë se Rusia do të zbres në fushën e blertë për t’u përballur me Arabinë Saudite në nëntor.