te percare edhe per uck debate te forta ne kuvend per rezoluten e kerkuar nga ps 62d9520603f49

Të përçarë edhe për UÇK/ Debate të forta në Kuvend për rezolutën e kërkuar nga PS

July 21, 2022
1 minut lexim

Rezoluta e propozuar nga socialistët për Kosovën, supozohej të unifikonte qëndrimet e politikës shqiptare. Ndodhi e kundërta. Prodhoi debate të forta në parlament dhe  riciklim akuzash që përsëriten sa herë diskutohet raporti skandaloz i senatorit zvicerian Dick Marty. 

Inicuesi kësaj rezolute, Taulant Balla shpjegoi synimin final përmes kësaj lëvizje të parlamentit të Shqipërisë.

“I bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë”, tha Balla.

Pas disa muaj mungesë u shfaq në kuvend  duke folur për rezolutën ish kryetari PD Lulzim Balla i cili bashkë më Sali Berishën u vu nën breshërinë e akuzave të forta nga Edi Rama.

Në rezolutë theksohet se “Dick Marty, pas vizitave që kreu si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kurrë deri më sot, nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar krimet e supozuara të kryera në lidhje me trafikimin e organeve njerëzore, siç pretendon në Raportin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e cuam djalin ne kembet e veta e morem ne arkivol familja nga kosova kallezon penalisht kliniken zhan mitrev ne shkup 62d9511b54059
Story i mëparshëm

“E çuam djalin në këmbët e veta, e morëm në arkivol”, familja nga Kosova kallëzon penalisht klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup

ratifikimi i marreveshjes hekurudhore prishtine durres enderr e gjeneratave shqiptare 62d9524493c9a
Story i radhës

Ratifikimi i Marrëveshjes Hekurudhore Prishtinë – Durrës ëndërr e gjeneratave Shqiptare!…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë