te pasigurta dhe dyshuese keto shenja horoskopi mbrohen duke u treguar te paedukata dhe te keqija 62014bad99861

Të pasigurta dhe dyshuese, këto shenja horoskopi mbrohen duke u treguar të paedukata dhe të këqija

February 7, 2022
1 minut lexim

Këto shenja të horoskopit mundohen të mbrohen duke treguar një natyrë të egër. Zbulo se cilat shenja janë.

Peshorja

Një Peshore mund të jetë e pasjellshme çdo ditë, gjithmonë për një arsye që i duket e rëndësishme. Këta persona janë lënduar shumë prej të tjerëve, aq sa e kanë menduar mirë se çfarë u duhet të bëjnë për lumturinë e tyre dhe ndaj nuk ndihen keq, kur shprehen hapur për çdo gjë. E dinë se shumë personave mund të mos u pëlqejnë sjelljet e tyre, por ndonjëherë preferojnë të kenë më pak njerëz përreth, në vend që të rrethohen nga shumë veta dhe të lëndohen në fund.

Shigjetari

Shigjetarët janë lënduar shumë nga ata që i kanë trajtuar mirë dhe kanë bërë më të mirën e tyre për t’i ndihmuar. Janë persona të mirë, por ndonjëherë sillen në mënyrë të vrazhdë për të shmangur lëndimet prej të tjerëve. Duan ta jetojnë jetën sipas mënyrës së tyre dhe kur e shohin që dikush u afrohet për të ushtruar ndikimin e tij/saj, ata shfaqin anën e tyre më negative për t’u mbrojtur prej zhgënjimeve.

Bricjapi

Bricjapi mund të shihet nga shumë persona si personifikimi i mungesës së edukatës dhe empatisë, gjë që është e vërtetë. Në dukje, është kështu, por arsyeja e kësaj sjelljeje është më e thellë. Njerëzit e shenjës së Bricjapit mezi presin momentin të kenë një jetë me suksese, si dhe bëjnë maksimumin për të qenë më të mirët në gjithçka që bëjnë. Janë lënduar nga të tjerët për shkak të mirësisë së tyre, ndaj kanë mësuar se ndonjëherë duhet të jenë më të vrazhdë për të mos u lënduar sërish. Nuk janë persona të lehtë, me të cilët mund të biesh lehtësisht dakord.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

greqia dhe holanda me kushte te reja per udhetaret nga maqedonia e veriut 62014b6ff0150
Story i mëparshëm

Greqia dhe Holanda me kushte të reja për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut

policia ne mal te zi heton thirrjet per shkaktim te kaosit 62014bb05f2b0
Story i radhës

Policia në Mal të Zi heton thirrjet për shkaktim të kaosit

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë