te pakten gjashte te vdekur nga nje sulm me arme ne tel aviv 66fc48b31cf4e

Të paktën gjashtë të vdekur nga një sulm me armë në Tel Aviv

October 1, 2024
1 minut lexim

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist me të shtëna dhe therje në Tel Aviv të martën, njoftoi policia izraelite.

Ata thanë se dy “terroristë” filluan një sulm vdekjeprurës në stacionin e trenit të Tel Avivit dhe vazhduan në këmbë përpara se të vriteshin nga civilë dhe inspektorë që përdorën pistoleta personale.

“Të dy terroristët janë neutralizuar në vendngjarje”, tha policia në një deklaratë.

Sulmi ndodhi pak minuta përpara se Irani të lëshonte një breshëri raketash drejt Izraelit.

Pamje televizive, të shpërndara në rrjete sociale, shfaqnin persona të armatosur duke dalë nga një stacion i trenit dhe duke hapur zjarr ndaj personave përreth.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, tha se autorët e krimit ishin palestinezë nga qyteti Hebron në Bregun Perëndimor.

Smotrich, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra, tha se do t’i kërkojë kabinetit që anëtarët e familjeve të të dyshuarve të dëbohen në Gazë dhe që shtëpitë e tyre të shkatërrohen.

Mjekët dhe paramedikët ofruan trajtim mjekësor në vendngjarje për disa persona të plagosur me lëndime të shkallëve të ndryshme, duke përfshirë disa që ishin pa vetëdije, tha shërbimi izraelit i ambulancës, MDA./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministri i jashtem austriak nuk duhet ta humbasim ballkanin duhet te pjese e familjes se be se 66fc461e715f1
Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin, duhet të pjesë e familjes së BE-së

gresa hoti e rrethuar nga dy persona qe e dashurojne 66fc4d634defd
Story i radhës

Gresa Hoti e rrethuar nga dy persona që e dashurojnë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë