te pakten e dime varrin flasin familjaret e martireve te rivarrosur ne kline 67f0051593310

​Të paktën e dimë varrin, flasin familjarët e martirëve të rivarrosur në Klinë

April 4, 2025
min lexim

Pas më shumë se 26 vjetëve nga lufta në Kosovë, janë gjetur mbetjet mortore të 10 viktimave që ishin në listën e personave të zhdukur.

Sot në Grabanicë e Jashanicë të Klinës u rivarrosën me nderime mbetjet mortore të tetë personave të gjetur së fundmi në Bishtazhin të Gjakovës.

Familjarët ndër dhimbje e emocione flasin për më të dashurit e tyre për fatin e të cilëve nuk kishin dijeni që nga koha e zhdukjes së tyre me forcë nga kriminelët serbë.

Pasi i kemi gjetur eshtrat është një lehtësim, të paktën ta dimë varrin dhe ku po e lëmë, thotë familjari i Sheremet Ismajlit, njërit ndër martirët që u rivarrosën sot në Grabanicë të Klinës.

Shaban Ismajli, djali i axhës së martirit Sheremet Ismajli thotë se gjithmonë kanë qëndruar me shpresë se një ditë do të dihet për fatin e familjarit të tyre.

Ai shprehet se ndihet i lehtësuar pasi tashmë e di varrin e Sheremetit, i cili ishte rreth moshës 40-vjeç kur u zhduk me dhunë nga forcat kriminale serbe, për të mos u gjetur deri më tash.

Ismajli tha se nuk duhet harruar gjaku që është derdhur për lirinë e Kosovës dhe se duhet vazhduar përpara deri në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur.

Ismajli: Duhet t’i gjejmë edhe personat e tjerë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

“Atë gjak nuk duhet ta harrojmë se ata na e kanë sjellë lirinë. Atyre u qoftë lavdi, kanë lënë histori të pasur. Ne atë histori nuk duhet ta harrojmë. Sa e rëndësishme është për juve kjo ditë? Kjo është e arritur e madhe, por është një gjenocid i madh, ka ende të pagjetur. Duhet t’i gjejmë edhe ata që nuk janë gjetur. Por, pasi i kemi gjetur eshtrat është një lehtësim, bile ta dimë varrin dhe ku po e lëmë. A keni pasur shpresë deri sot? Gjithmonë me shpresë dhe ngarkesë kemi qenë, jo veç ne. Por, shumë prindërve u kanë shkuar (vdekur) fëmijët, me nga 6-vjeç, 6 muaj. Është shumë e rëndë”, tha Ismajli.

Sot, bashkë me martirin Sheremet Ismajlin në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, me ceremoni ushtarake u rivarrosën edhe Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Ndërkaq, në varrezat e fshatit Jashanicë në Klinë, u rivarros martiri Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovës nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

hena ne rrezik mund te goditet nga asteroidi qe ishte nisur drejt tokes 67f0020dcf8e7
Story i mëparshëm

Hëna në rrezik, mund të goditet nga asteroidi që ishte nisur drejt Tokës

behet nene per here te katert nepermjet surrogacise jeta e michelle williams mes aktrimit dhe memesise dua ti kem te dyja 67f0064c6e5b8
Story i radhës

Bëhet nënë për herë të katërt nëpërmjet surrogacisë, jeta e Michelle Williams mes aktrimit dhe mëmësisë: Dua t’i kem të dyja

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë