Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut

November 23, 2024
min lexim

Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të premten, duke vrarë të paktën pesë mjekë dhe trupat tokësore u përleshën me luftëtarët e Hezbollahut në jug.

Izraeli ka vazhduar fushatën intensive ushtarake kundër Hezbollahut, një organizatë që mbështetet nga Irani, duke i dhënë një goditje shpresave se përpjekjet e të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme do të rezultonin në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në një të ardhme të afërt.

Ndërmjetësi amerikan Amos Hochstein tha këtë javë në Bejrut se arritja e një marrëveshjeje armëpushime ishte “shumë afër”. Ai udhëtoi për të takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Israel Katz përpara se të kthehej në Uashington, tha gazeta “Axios”.

Udhëtimi i tij kishte për qëllim t’i jepte fund luftimeve mbi një vjeçare mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit jugor të Libanit, të cilat u përshkallëzuan kur Izraeli shtoi sulmet e tij në fund të shtatorit dhe dërgoi trupa tokësore në Liban më 1 tetor.

Trupat izraelite kanë luftuar Hezbollahun në një brez qytetesh përgjatë kufirit dhe këtë javë hyn më thellë në periferi të Khijamit, një qytet rreth gjashtë kilometra larg kufirit Izrael-Liban.

Hezbollahu tha se kishte kryer sulme me raketa ndaj trupave izraelite në lindje të Khijamit të paktën katër herë të premten. Burime libaneze të sigurisë thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se trupat izraelite kishin avancuar gjithashtu në një varg fshatrash në perëndim. Sipas këtyre burimeve, Izraeli ka shumë të ngjarë të përpiqet të rrethojë qytetin e Khijamit përpara se ta sulmojë atë.

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë pranë Spitalit Universitar Dar Al-Amal në provincën e Balbekut, në verilindje të Libanit, shkaktoi vrasjen e drejtorit të spitalit dhe gjashtë kolegëve të tij, tha të premten ministria e shëndetësisë e Libanit.

Katër ushtarë italianë u plagosën lehtë pasi dy raketa shpërthyen në një bazë të forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor, UNIFIL, tha të premten një zëdhënës i tyre.

Burimet italiane thanë se kishin filluar një hetim mbi këtë sulm. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha për mediat italiane se Hezbollahu mund të jetë përgjegjës për sulmin.

Sulmet izraelite në dy fshatra të tjerë në Libanin jugor shkaktuan vrasjen e pesë mjekëve nga një ekip kërkim-shpëtimi i lidhur me Hezbollahun, tha ministria libaneze e shëndetësisë.

Më shumë se 3,500 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga fundi i vitit të kaluar, përfshirë më shumë se 200 mjekë, tha ministria libaneze e shëndetësisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

T’i Mbijetosh Dimrit me Vitaminën D

Story i radhës

Milot Rashica i dërgon një mesazh të fortë Burimit në Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë