Numri i njerëzve të vrarë pasi një bllok apartamentesh u godit nga një raketë ruse gjatë fundjavës është rritur në 43.
Sulmi në qytetin lindor të Ukrainës Chasiv Yar në rajonin e Donetsk ndodhi të shtunën dhe shkatërroi tre ndërtesa, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Puna e shpëtimit ende nuk ka përfunduar, thane shërbimet e urgjencës.
Më shumë se 420 tonë rrënoja tashmë janë pastruar nga zona dhe nëntë persona janë shpëtuar nga nën rrënoja.
Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar sulmin si “një tjetër sulm terrorist”, me shefin e shtabit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, duke bërë thirrje që Rusia të caktohet si një sponsor shtetëror i terrorizmit.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.
Të hënën, ajo tha se sulmi kishte “shkatërruar pikën e vendosjes së përkohshme” të një njësie të mbrojtjes territoriale të Ukrainës.