​Të pagjeturit, 24 lokacione u gërmuan këtë vit

December 28, 2022
min lexim

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të rritet angazhimi dhe presioni ndaj Beogradit zyrtar për kthimin e personave të zhdukur. Në konferencën e fundvitit, u tha se gjatë vitit janë gërmuar 24 lokacione në Kosovë dhe 71 mostra janë dërguar në Hagë.

Kryetari i Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajqevci tha se informatat nga arkivat e Serbisë mbesin çelësi i zgjidhjes së kësaj problematike.

Grajqevci: Kërkojmë t’i bëhet presion Beogradit zyrtar për të pagjeturit

“Mungesa e më të dashurve tanë, mungesa e drejtësisë, shuarja e çdoditshme edhe e shpresës që do të mësojmë sa më parë për fatin e familjarëve tanë dhe vendndodhjen e familjarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga policia dhe ushtria serbe gjatë kohës së luftës 1998-1999, e konfirmojmë se çështja e personave të zhdukur mbetet tema më e ndjeshme me të cilën përballet vendi ynë dhe mbetet plagë e hapur dhe e paharrueshme që vazhdon të kullojë edhe tani pas 23 viteve….Kërkojmë nga institucionet tona dhe mekanizmave ndërkombëtarë, që të rritet angazhimi dhe në veçanti të rritet presioni ndaj Beogradit zyrtar që të na kthejë më të dashurit tonë”, ka thënë kryetari i këshillit, Ahmet Grajqevci.

Sipas tij, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka treguar se sa ka qenë numri i gërmimeve që janë realizuar gjatë këtij viti në Kosovë.

Hoti: Në vitin 2022 kemi arritur 24 lokacione me i gërmuar

“Në vitin 2022 kemi arritur t’i gërmojmë 24 lokacione, 11 janë me gjetjen e eshtrave të mbetjeve mortore të njerëzve, 22 dorëzime kemi arritur t’i bëjmë familjarëve të personave të zhdukur në këtë vit. I kemi dërguar 71 mostra në Hagë prej këtyre gjetjeve… Nuk i kemi pranuar ende dhe shpresojmë që në janar t’i pranojmë rezultatet e analizave të ADN-së prej tyre dhe të shohim se sa do të jetë numri i saktë i personave të identifikuar nga këto mostra që i kemi dërguar. Numri i personave të gjetur në bazë të këtyre hulumtimeve që kemi bërë nuk ka identifikim ende, sepse janë dërguar në Hagë, është 17 gjetje sipas antropologëve tanë”, ka njoftuar Hoti.

Ai ka shtuar se gjatë vitit 2022 kanë pasur qasje në vetëm një lokacion në Serbi dhe presin që të vazhdojnë punimet edhe vitin e ardhshëm. Hoti tha se ende nuk është mbyllur lufta për familjarët e personave të zhdukur.

Hoti: Edhe nëse vitet shërojnë plagët, e kundërta është për familjarët e personave të zhdukur

“Edhe nëse vitet shërojnë plagët, e kundërta është te familjarët e personave të zhdukur. Sepse kalimi i viteve për ta, rëndon një plagë të tillë. Pikërisht familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të mbesin në luftë të hapur prej vitit 1999, ende nuk është mbyllur lufta për ta, ende vuajtjet janë të njëjta mos më të mëdha. Dhe kjo fatkeqësisht për shkak të politikës së njëjtë barbare të Beogradit zyrtar, të cilët ende vazhdojnë të mbajnë të politizuar çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti.

Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara tha se edhe gjatë këtij viti janë përballur me mungesë të informacioneve të besueshme.

Gara: Mungesa e informacioneve të besueshme, mbetet sfidë edhe gjatë vitit 2022

“Sfidat janë të mëdha që realisht edhe viti 2022 karakterizohet si vit i përpjekjeve dhe angazhimeve të shumta, por edhe vit i sfidave dhe problemeve me të cilat po hasin institucionet në punën e tyre. Para se gjithash sfidat të cilat po e përcjellin punën e komisionit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës mbeten mungesa e informacioneve të besueshme por edhe problemeve të mbetjeve mortore në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gara.

Në konferencën e fundvitit të Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Salih Muhaxherri, familjar i personave të pagjetur, tha se është i zhgënjyer me punën që është bërë gjatë këtij viti.

Muhaxheri: Vitin 2022 për mua është vit zhgënjimi

“Vitin 2022 për mua është vit zhgënjimi, nuk është vit i të arriturave diçka sa i përket kësaj çështje. Nuk kemi kurrfarë informata rreth të zhdukurve tanë edhe informata kanë munguar goxha shumë edhe nga institucionet më të larta qeveritare”, u shpreh ai.

Familjarët edhe pas 23 vitesh prej përfundimit të luftës, ende kërkojnë eshtrat e mbi 1600 personave të zhdukur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania u bën thirrje serbëve të largojnë barrikadat në Kosovë

Story i radhës

Ndahet me Llapin

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë