Të pafat në fund

June 9, 2023
1 minut lexim

Basketbollistët e rinj të Kosovës sërish luftuan deri në fund, por ishin të pafat përballë Rumanisë U14, ku pësuan në fund 83:79.

Pas një fillimi të mirë të rumunëve 11:6, basketbollistët e Kosovës hyn në një seri të suksesshme, duke përmbysur rezultatin në 13:18, ndërsa çereku i parë përfundoi 17:19. Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 32:43, ndërsa pjesa e parë përfundoi 37:45.

Në periodën e tretë rumunët ishin më të mirë dhe e rikthyen epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 64:59, por dardanët e rinj nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 83:79.

Te Kosova u dalluan Unik Ahmeti me 30 pikë e shtatë kërcime dhe Enes Gashi me 22 pikë e 15 kërcime.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Rumania 70:40, që ishte e dyta në turne. Basketbollistet e reja të Kosovës shfaqën lojë të mirë në periudhën e parë që përfundoi 19:13 për rumunet dhe në atë të fundit 14:13.

Kjo është dita e dytë e FIBA YDF-së, që po zhvillohet në Prizren.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagon zyra e Kurtit: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Story i radhës

“Morën lopatat dhe iu sulën”, ish-banori i ‘BBV’ rrëfen historinë e tmerrshme që është përballur

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Gjysëmfinalja e Carabao Cup, Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare!  Tottenham dhe Liverpul do të luajnë sonte përballë njëra tjetrës në gjysëmfinalen e Carabao Cup. Ndeshja zhvillohet në ”Tottenham Hotspur Stadium”, më fillim
ShkoLartë