Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e dhunës së të moshuarës që qendrën Orenda është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Kjo mirënjohje Zenelit i është ndarë “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”.
Në një intervistë për emisionin Good Morning aktorja tregoi se pas publikimit të videos të tjerë njerëz e kanë telefonuar për të denoncuar raste të dhunës ndaj të moshuarve në të njëjtën qendër.
“Një rast tjetër që ka pasur një familjar në Orenda, babanë më duket, ka treguar se kur ka dashur të shkojë të takojë prindin nuk e kanë lejuar dhe i kanë thënë të vijë pas 2 ditësh. Kur ka shkuar ta takojë e kanë lejuar vetëm 15 minuta dhe ka kuptuar që prindi ka qenë me grim në fytyrë dhe ajo ka dyshuar se e kanë grimuar që të mos dalloheshin shenjat e dhunës. Bëhet fjalë për pak kohë para publikimit të videos”, tregoi aktorja.