​Të mërkurën mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE

December 13, 2022
1 minut lexim

Të mërkurën do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet në ora 11:00, ndërsa do të nënshkruhet aplikimi nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Po ashtu është thënë se pas takimit do të ketë konferencë për media.

“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media”, thuhet në njoftim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajçak flet për barrikadat pas takimit me Kurtin: T’i heqim me marrëveshje politike

Story i radhës

Aleatët e Ukrainës premtojnë 1 miliard dollarë për vendin e shkatërruar nga lufta

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë