Të mërkurën do të nisin në pistën e Barcelonës testet e para dimërore në Formula 1

min lexim

Të mërkurën do të nisin në pistën e Barcelonës testet e para dimërore në Formula 1.

Vëmendja është përqendruar te piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton.

Pasi humbi titullin kampion në xhiron e fundit të sezonit të kaluar, ai synon të hakmerret këtë vit, për të korrur titullin e tetë në karrierë.

“Gaboheni nëse mendoni se në këto vite keni parë në pistë versionin më të mirë të Lewis Hamilton. Prisni dhe do të më shihni këtë sezon”, ka qenë deklarata e pilotit britanik, që provokon rivalët e tij.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim për atë që ndodhi në garën e fundit në Abu Dhabi. Vendimi i vetëm i marrë deri më tani është largimi i Michael Masi nga detyra e komisarit të garave.

“Unë pres që të shoh atë raport të FIA-s pas hetimit që do të bëjnë dhe shpresoj të jetë i drejtë. Shpresoj që ta lexojnë të gjithë, për ta kuptuar sa më mirë atë që ndodh dhe përse u morën aty vendime”, ka thënë Hamilton.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Çairit priti në një takim Prindon Sadriun

Story i radhës

4 sekretet e çifteve që nuk zihen kurrë

Të fundit nga