Të mërkurën do të mbahet takimi Mickoski-Kovaçevski: “Ose shkojmë drejt rrugës së BE-së ose drejt izolimit”

June 5, 2023
1 minut lexim

U zyrtarizua takimi mes dy kryeministri Dimitar Kovacevski dhe liderit të VMRO DPMNË-së Hristijan Mickoski.   Takimi I liderëve do të mbahet të mërkurën në klubin e deputetëve dhe do të ketë në fokus dy tema. Njëra do të jetë, sjellja e vendimeve për Eurointgrimet e vendit dhe e dyta do të jetë Aktivitet e të gjithë politikanëve në Maqedoni në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët. Edhe pse takimi është pas 2 ditëve, deklaratat e ashpra nuk ndalen nga dyja palët.

 “Nuk mund të pohojnë diçka që është fiksim, ata me fiksime po merren gjatë gjithë kohës, së pari ftesa është dorëzuar deri tek VMRO-DPMNE-ja në të cilën shumë qartë thuhet të zgjedhin e në cilin format duan të jetë takimi,  a të jetë, 1+0,1+1,1+2, varësisht nga ajo nëse kanë besim që të bisedojnë njëri para tjetrit apo duan takim të vetëm dhe unë lash të zgjedhin udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së ose kryetari i VMRO-DPMNE-së”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje më këtë takim shumë të përfolur dhe komentuar,  disa orë më parë në faqen zyrtare të VMRO-DPMNE-së është publikuar një status në të cilin shkruhet:

 “Nëse kemi një takim liderësh pa përmbajtje dhe përfundim, është më mirë të mos e kemi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

E Kryeministri Kovaçevski tha se përfundimi dihet, ose rruga drejt BE-së ose izolimi?

“Përfundimet janë shumë të thjeshta, në njërën anë kemi integrimin në BE dhe në anën tjetër izolimin, unë shpresoj që atë që e duan të gjithë qytetarët do ta zgjedhin të gjithë politikanët, ajo është integrimi I shtetit në BE”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se në takim pret një bisedë të hapur për të gjitha aspektet e dy temave, duke shprehur shpresën se do të gjejnë një gjuhë të përbashkët se si të vazhdohet drejt integrimit në BE, sepse, siç tha ai, në të kundërtën është izolim që po e shohin të gjithë qytetarët në vend. Takimi do të mbahet të mërkurën në ora 11:00 në Klubin e deputetëve.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Finalja e Kupës së Kosovës: Gjilani – Prishtina, formacionet zyrtare

Story i radhës

Kryeministri suedez : Türkiye vendimmarrësi i vetëm për anëtarësim e vendit në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë