Të mbijetuarit e dhunës seksuale do të marrin shërbime juridike falas

min lexim

Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe grupe të tjera të ndjeshme nga sot do të marrin shërbime juridike falas në klinikën për ndihmë juridike e cila u promovua nga qendra për rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, tash e 25 vite ballafaqohen me sfida të shumta, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me drejtësinë. Njohja e statusit të viktimave, sfida për të drejtën e njohjes së pensionit të dyfishtë, nevoja për proces gjyqësor është e domosdoshme e në raste të tilla nevojitet edhe ndihmë juridike.

“Sot jemi për ta promovuar klinikën juridike falas, prej sot krejt ekspertizë do të konkretizohet përmes kësaj klinike. Si organizatë pretendojmë që shërbimet të kemi te qëndrueshme dhe te paanshme për me arrit me pru në atë nivel të përmbushur me kapacitete profesionale”, thotë Feride Rrushiti, drejtoreshë në QKRMT.

“Vizioni i klinikës është të ofroj ndihmë juridike falas, duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të
mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe grupeve të tjera të ndjeshme brenda Kosovës, duke siguruar që të drejtat e tyre mbrohen dhe duke promovuar një shoqeri të drejtë që respekton dinjitetin njerëzor dhe sundimin e ligjit”, thotë Fisnik Mehmeti nga QKRMT.

Kjo qendër siguron që shërbimet ligjore të jenë të qasshme për të gjithë, veçanërisht ata të cilëve u mungojnë burimet financiare ose përballen me pengesa për të hyrë në sistemet tradicionale të mbështetjes ligjore.

Po ashtu, kjo klinikë ka për synim ruajtjen e standardeve profesionale të larta të praktikës ligjore dhe sjelljes etike, duke siguruar që i gjithë stafi të trajnohet për kujdesin e informuar për traumat dhe çështjet specifike me të cilët përballen klientët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia reagon pas vendimit të Parlamentit Europian: Jemi gati për masën ekstreme

Story i radhës

Lilly Collins tejet elegante gjatë paraqitjes së saj në New York

Të fundit nga