78
Shkup, 28 dhjetor – Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga 31 dhjetori, nxënësit do të jenë në pushim dimëror, me çka edhe përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2024/2025.
Objektivat e paraqitura nga shkollat në fillim të vitit, janë realizuar shumë kënaqshëm falë angazhimit të të gjithë stafit të shkollës por gjithsesi edhe nxënësve, thonë mësimdhënësit.
“Plan progami u realizua dhe jemi te kënaqur. Nuk kemi mësime që do të na mungojnë. Tash do të fillojmë të pregaditemi për plan programin për gjysëmvjetorin e dytë. Në shkollën tonë gjatë gjithë kohës punohen projekte, arsimtarët janë të ndarë në grupe, dhe ka dy ose tre projkete që punohen në të njëjtën kohë. Aktivitete kemi mjaft, me te cilat gjallërohet shkolla dhe dituritë më shumë zgjerohen. Po ashtu organizojmë edhe kuize të ndryshme në fund të gjysëmvjetorit si dhe në fund të vitit shkollor.” – deklaroi Mejreme Tusha, mësimdhënese në Shkollën Fillore “Liria”.
Sipas mësimdhënësve, në këtë gjysmë-vjetor ishte sfidë mungesa e librave dhe asistentëve për nxenësit me nevoja të veçanta, por që u tejkaluan pa probleme të theksuara.
“Puna me asistentët është tejkaluar, për ata nxënës me vështirësi dmth ka asistent. Poashtu edhe me librat, vetëm se klasa e dytë psh. I kanë tekstet shumë të gjata, ndërsa ata janë fëmijë të vegjël dhe duhen të jenë tekstet më të shkurta që ta mund më shpejtë dhe më lehtë ta kuptojnë atë pjesë të leximit. Kontrollohet ditari elektronik, janë disa mësimdhënës të caktuar të cilët e kontrollojnë dhe në rast se ka mungesë dikush, apo ka haruar diçka, menjëherë lajmërohet.” – tha Mejreme Tusha, mësimdhënese në Shkollën Fillore “Liria”.
Nxënësit shprehen të kënaqur që tashmë kanë përfunduar suksesin e tyre shkelqyeshëm për këtë gjysëmvjetor.
“Po të gjitha pesa i kam dhe jam nxënës i shkëlqyeshëm. Më shumë e preferoj lëndën e historisë. Jam aktiv në klasë dhe i përsëris mësimet. Jam i lumtur që po përfundojmë gjysëmvjetorin por jam pak e mërzitur se me shokët e shoqët nuk do të shihemi.”
“Jam nxënës i shkëlqyer me të gjitha pesa. E dëgjoj mësuesen, mësoj, përsëris (çfarë do të bësh për pushime dimërore?) E kemi krijuar unë dhe shoku im një enciklopedi dhe do ta lexojmë bashkë për dimrin.”
– (A është shumë vështirë të merret nota pesë?) Për mua nuk është, sepse e dëgjoj mësuesen time dhe mësoj. (çfarë do bësh për pushime dimërore?) Do ta lexoj lektyrën që do të ma jep mësuesja.” – thanë disa nga nxënësit e itervistuar nga TVM2.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerësojnë si pozitive pjesën e parë të vitit shkollor.
“Pas disa vitesh me radhë, këtë vit shkollor nxënësit e filluan vitin të pajisur me tekste shkollore. Gjithashtu për arsimin e mesëm dhe për arsimin e mesëm profesional u miratuan dhe u përpiluan tekste për mbi 150 lëndë të ndryshme. Vlen të theksohet se për herë të parë në klasat e para me mësim në gjuhën shqipe u fut në përdorim si mjet didaktik shtesë edhe Abetarja e unifikuar kombëtare, një synim dhe kërkesë e kamotshme ndër nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë.”, theksojnë nga MASH.
Nxënësit do të do të rikthehen në bankat shkollore në gjysëmvjetorin e dytë me datë 21 janar.
BURIMI: zhurnal.mk