Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nga SHBA-ja paralajmëroi se të martën, në seancë qeveritare pritet shfuqizimi i të gjitha online kazinove, përcjell TV21.
“Të martën pritet të merren dy vendime. Njëra për shfuqizimin e të gjitha online kazinove, të licencave për online kazino dhe pika e tretë do të jetë gjithashtu luftë e pa kompromis kundër organizimit të biznesit të kazinosë në të zezë, që tashmë nuk është problem vetëm për qytetarët tanë, por edhe për rajonin”, tha mes tjerash Mexhiti.
Burimi: tv21