te lenduarit nga mjeti shperthyes ne gjakove i amputohet dora 665220c81fa9f

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

May 25, 2024
min lexim

Personi që u lëndua rëndë si pasojë e kontaktit me mjet shpërthyes në Gjakovë fillimisht është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.

Mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës, Gjok Komani ka treguar se viktimës i është amputuar shuplaka e dorës nga mjeti shpërthyes dhe se i njëjti ka pasur lëndime edhe në ekstremitetet e poshtme.

Lëndim nga një masë eksplosive që ia ka ataku shuplakën e dorës, e ka amputu, e ka këput në fakt, edhe ka pasë lëndim të ekstremiteteve të poshtme, nën gju të dy anëve. Në anën e djathtë ka qenë edhe frakturë e nëngjurit me lëndim të indeve të buta, kurse në anën e majtë ka qenë vetëm lëndim i indeve të buta, pa frakturë, pa lëndim, pa ataktim të kockave” – ka thënë Komani për KALLXO.com.

Komani ka njoftuar se në Spitalin e Gjakovës e kanë ekzaminuar të lënduarin dhe për shkak të mungesës së kirurgut vaskular e kanë dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Te na është reanimu, është ekzaminuar dhe është dërgu në ekzaminim shtesë diagnostifikues, me rentgen e me këto dhe është konstatu ato që thash më herët. Edhe ka marrë një dozë gjak dhe në mungesë të kirurgit vaskular, i cili në këto raste zakonisht konsultohet për arsye se mund të preket sistemi vaskular, është dërgu për Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm” – njoftoi Komani më 25.05.2024.

Lëndimet e rënda trupore si pasojë e kontaktit me një mjet shpërthyes të të lënduarit në Gjakovë i konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, rasti ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës dhe se për të ishin njoftuar rreth orës 11:15, më 25.05.2024. Ai ka njoftuar se ekipet e Policisë i janë përgjigjur rastit dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor” – ka thënë Elezaj.

Elezaj njofton po ashtu se aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.

MARKETING

RENT A CAR

sonte finalja e madhe e big brother vip 3 cili do te kurorezohet fituesi mes egles heidit julit meritonit dhe romeos 66521fd861023
Story i mëparshëm

Sonte finalja e madhe e Big Brother VIP 3/ Cili do të kurorëzohet fituesi mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos!

nuk e njoh as marresin as porositesin shoferi i furgonit ku u kap droga me dhane koordinatat por 6652244b9c68f
Story i radhës

‘’Nuk e njoh as marrësin as porositësin’’, shoferi i furgonit ku u kap droga: Më dhanë koordinatat, por…

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
ShkoLartë