Të kuqtë njoftojnë largimin e lojtarit

May 11, 2025
1 minut lexim

Para pak ditësh, skuadra e Bylisit njoftoi largimin e katër lojtarëve të skuadrës.

Megjithatë, nuk kanë qenë vetëm ata të larguarit nga mallakastriotët, të cilët sot kanë njoftuar një tjetër mbyllje bashkëpunimi.

Darko Ilieski nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bylisit, të cilët e kanë komunikuar këtë vendim në një postim në faqen zyrtare të klubit.

“BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Darko Ilieski.

FK Bylis e falënderon Ilieskin, për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, në skuadrën e parë, por njëkohësisht i uron suksese në vijimin e karrierës së tij.”, shkruan Bylisi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lladrovci: Kandidati të cilin e votova pres të jetë avokat i çështjes kombëtare

Story i radhës

Huawei prezantoi laptopin e parë me sistemin e vet operativ

Të fundit nga

Dinamo firmos me sulmuesin 23-vjeçar

Dinamo ka prezantuar një afrim të ri në sulm. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka gjetur gjuhën e përbashkët me Florenc Farrukun, i cili vjen nga radhët e Burrelit. 23-vjeçari është
sqmken
ShkoLartë