Të jesh beqar dhe të duash të jesh në një lidhje mund të jetë sfiduese. Ju mund të ndjeni presion nga miqtë, familja, shoqëria apo edhe vetja për të gjetur dikë. Por kë?
Kur bëhet fjalë për një partner, shpesh mund të dëgjoni dy rekomandime kontradiktore: “Dil me një si vetja” apo “të kundërtat tërhiqen”.
Dilni me dikë të ngjashëm. Në fund të fundit, zogjtë e një pende grumbullohen së bashku. Filloni të dilni me dikë që është një imazh pasqyrë i juaj, dikë që ndan dhe pasqyron vlerat, personalitetin, stilin e jetës dhe qëllimet tuaja.
Takoni dikë plotësues. Të kundërtat tërhiqen. Gjeni Yin për Yang-un tuaj, dikë që është i ndryshëm dhe duket se plotëson gjysmën tjetër tuajën.
Cili nga këto qëndrime ka gjasa të jetë më i vërtetë se tjetri? Hulumtimet e psikologjisë e kanë testuar vazhdimisht këtë këshillë kontradiktore.Kur vihen përballë njëri-tjetrit, a kanë më shumë gjasa të krijohen marrëdhëniet kur çiftet janë më të ngjashëm apo plotësues?
Përgjigja është jashtëzakonisht e qartë: Dilni me dikë të ngjashëm me ju!
Një nga gjetjet më të forta nga e gjithë psikologjia është se ngjashmëria krijon një dyshe të mirë. Ka pak, nëse ka, dëshmi për tërheqjen e të kundërtave.
Shumë studiues kanë vlerësuar çiftet romantike në një sërë dimensionesh dhe kanë zbuluar se çiftet që krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme shpesh kanë ngjashmëri të theksuara. Marrëdhëniet janë shumë më të mundshme kur çiftet ndajnë, për shembull, gjatësinë, peshën, nivelet e përdorimit të alkoolit, arsimin, fenë, tiparet e personalitetit, vlerat, tërheqjen fizike, përkatësinë etnike, çrregullimet psikologjike, inteligjencën, ideologjitë politike, e kështu me radhë.
Por çfarë ndodh me të sapomartuarit? Nëse qëllimi është të gjesh dikë për t’u martuar përfundimisht, çfarë lloj ngjashmërish duhet të kërkosh te një partner i mundshëm?
Cilat lloje të ngjashmërisë kanë më shumë rëndësi?
Psikologët David ëatson, Eva Klohnen, Alex Casillas, Ericka Nus Simms dhe Jeffrey Haig iu përgjigjën kësaj pyetjeje duke rekrutuar një mostër të madhe të çifteve të porsamartuar nga Ioëa lindore, të cilët ishin martuar mesatarisht për rreth 5 muaj. Ata i kërkuan secilit çift t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me prejardhjen e tyre, tiparet e personalitetit, emocionalitetin, stilin e lidhjes, qëndrimet fetare dhe politike, vlerat dhe inteligjencën.
Personaliteti i referohet mënyrës sesi njerëzit priren të mendojnë, ndiejnë dhe sillen në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës dhe nëpër situata. Emocionaliteti i referohet masës në të cilën njerëzit ndjejnë emocione pozitive kundrejt atyre negative (p.sh., entuziastë, krenarë, nervozë). Stili i lidhjes i referohet asaj se sa ankth dhe shmangie priren të ndiejnë çiftet në marrëdhënien e tyre. Vlerat i referohen asaj se sa të rëndësishme mendojnë njerëzit gjëra si jeta familjare, barazia, ambicia dhe pasuria. Dhe inteligjenca në përgjithësi i referohet aftësisë dhe fjalorit të njerëzve për zgjidhjen e problemeve.
Gjetjet zbuluan se të porsamartuarit përputheshin në disa tipare shumë më afër se të tjerët. Për shembull, të sapomartuarit prireshin të ishin shumë të ngjashëm në moshë, qëndrime fetare dhe orientim politik. Por ato ishin vetëm mesatarisht të ngjashme në arsim, fjalor dhe inteligjencë dhe vetëm pak të ngjashëm në personalitet, emocionalitet dhe stil lidhjeje.
Studiuesit llogaritën se sa kohë kishin qenë çiftet së bashku, kështu që nuk kishte gjasa që çiftet të bëheshin të ngjashëm me kalimin e kohës. Në vend të kësaj, kishte më shumë gjasa që ata thjesht kishin zgjedhur të dilnin me dikë të ngjashëm me veten e tyre, veçanërisht në lidhje me moshën, fenë dhe politikën, dhe më pas të martoheshin.
Pra, herën tjetër që do të lëvizni nëpër takime të mundshme, mbani mend rëndësinë e ngjashmërisë. Nuk është e kotë të takosh imazhin tënd pasqyrë kur kjo mbështetet nga kërkimet.