Një video turpëruese për ushtrinë e Vladimir Putinit po qarkullon në rrjetet sociale. Ajo shfaq momentin kur trupat ruse me tanke dhe autoblinda, pushtohen nga paniku kur mësojnë se janë nën sulmin e artilerisë dhe dronëve ukrainas.
Para se të goditeshin, tanket ruse fillojnë të bëjnë lëvizje të pakontrolluara, sa që në një moment përplasen mes vete duke ikur nga dronët kamikaz dhe predhat e artilerisë.
Në një fushë shihet kolona e tankeve ruse dhe autoblindave që ishin cak i ushtrisë ukrainase, që po i godiste me dronë dhe artileri të rëndë.
E duke parë se nuk kishin nga të ikin për faktin se ishte fushë dhe nuk kishte male, shoferët e tankeve fillojnë nga paniku të përplasen mes vete.
Kjo video ka nxitur tallje në llogari të ushtrisë ruse, duke shpërfaqur haptazi joprofesionalizëm, dhe tregon se në radhët e tyre ka ushtarë që nuk i kanë kryer stërvitjet bazike për luftë.
Ky sulm ka ndodhur në periferi të Donetskut të pushtuar nga rusët, ku ukrainasit lëre që arritën të parandalojnë sulmin rus, por edhe të shkatërrojnë makinerinë e tyre luftarake.