Të jesh e pavarur ekonomikisht në një lidhje

min lexim

Mund të jeni nga ata persona që nuk e mendoni dy herë shpenzimin e parave. Por kur vjen puna tek një lidhje e qëndrueshme paratë dhe ekonomia është një çështje e rëndësishme dhe bazë për një marrëdhënie të mirë dhe funksionale.

Sigurisht që mund të mos dëshironi të vareni nga partneri, por të ardhurat tuja nuk janë aq të mëdha. Ja disa mënyra si të fitoni një pavarësi ekonomike në një lidhje.

Jini të qarta në qëndrimin tuaj

Nëse jeni në një marrëdhënie të fortë, një bisedë e sinqertë rreth financave është një domosdoshmëri. Shpjegoni se si e vlerësoni pavarësinë tuaj dhe e respektoni shumë, dhe vendosni disa kufij që nga fillimi.

Mbani llogarinë tuaj personale

Nuk ka arsye pse të lëni fondet tuaja në dorën e dikujt tjetër. Llogaria juaj bankare është çelësi për mbajtjen e kontrollit financiar. Me një udhëzim të vogël, paratë tuaja të fituara me vështirësi, së shpejti do të grumbullohen.

Bëni një buxhet dhe jini e drejtë

Krijoni një buxhet çdo muaj pasi kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar që ju jeni nën kontrollin e shpenzimeve tuaja.

Në këtë mënyrë, ju mund të dini saktësisht se çfarë mund dhe nuk mund të përballoni.

Kërkoni një rritje në detyrë

Mos harroni kurrë ambiciet tuaja të karrierës dhe punoni shumë për të përmbushur qëllimet tuaja profesionale. Rritja profesionale përkthehet në të ardhura më të mëdha.

Njihni kufizimet tuaja financiare

Nëse dëshironi të kurseni për një shtëpi duhet të keni kufizime personale si borxhi për të paguar, shpenzime familjare të pashmangshme dhe angazhime të caktuara që do të diktojnë sa shpejt mund ti arrini këto qëllime.

Merrni përgjegjësinë për borxhin tuaj

Natyrisht mund të ketë raste kur ju ose partneri juaj luftoni me të holla dhe bien në borxhe. Mund të jetë joshëse për të thirrur partnerin për t’ju shpëtuar gjatë kohëve të vështira, por kjo mund të çojë në tensione dhe madje edhe probleme

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Chasiv Yar shkon në 47

Story i radhës

Veliaj: Na duhet shumica absolute për të ecur përpara

Të fundit nga