te hetohen te gjithe politikanet nga viti 1990 2026 kryemadhi replikon me protestuesit jashte spak pa perjashtim 6a69e93567941

“Të hetohen të gjithë politikanët nga viti 1990-2026!”, Kryemadhi replikon me protestuesit jashtë SPAK: Pa përjashtim

July 29, 2026
1 minut lexim

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim të shkurtër dhe pritet të rinisë sërish.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka dalë jashtë ambienteve të SPAK, ku ka replikuar me protestues dhe mbështetës të saj.

“Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos përçahen.

Kryemadhi: Është një cikël që do mbarojë. Besimi dhe shpresa… vdes njeriu dhe ato vazhdojnë akoma.

Qytetari: Unë e kam hequr shpresën tek ata.

Kryemadhi: As unë nuk kam shpresë tek ata. Unë shpresën e kam te Zoti lart në qiell. Besoni te vetja juaj, se të tjerët do ju shkelin me këmbë. Vetëm vetja nuk të shkel me këmbë. E kam thënë unë, në këtë botë të gjithë të duan me interes: burri, fëmija, gruaja, motra, vëllai. Vetëm nëna dhe babai nuk të duan me interes.

Qytetari 1: Si ka mundësi që në pleqëri u bëre kaq e bukur?!

Kryemadhi: Kam qenë shumë e shëmtuar e re.

Qytetari: E di, se të kam parë.

Kryemadhi: Ka dhe diçka, ka disa që kanë qenë të bukur të rinj dhe kur plaken shëmtohen. Unë njësoj jam, e shëmtuar jam prapë.

Qytetari: Je një super milf.

Kryemadhi: A jeni në protestë?

Qytetari: Po.

Kryemadhi: Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca.

Qytetari: Duhet të hetohen të gjithë ata që kanë qenë pjesë e politikës shqiptare, që nga viti 1990 deri në vitin 2026.

Kryemadhi: Të gjithë pa përjashtim, edhe të brendshmet t’u hetojnë. Këta të Rilindjes nuk kanë fare…

Qytetari: Duhet të hetohen të gjithë, pa përjashtim.

Kryemadhi: Patjetër. Vetëm “stay strong”, çuna, dhe mos u përçani. Po ndenjët të bashkuar, e mbytët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezarta krasniqi kerkon zgjedhje te brendshme ne ldk 6a69e8b38f1e0
Lajmi i mëparshëm

Rrezarta Krasniqi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

zjarret ekstreme perfshijne evropen ekspertet kontinenti po hyn ne nje realitet te ri klimatik 6a69e99191f83
Lajmi i radhës

Zjarret ekstreme përfshijnë Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet të ri klimatik

Të fundit nga

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar ndalimin e importit në Shtetet e Bashkuara të robotëve humanoidë dhe robotëve me katër këmbë të prodhuar jashtë vendit, duke argumentuar se ato paraqesin “rreziqe
ShkoLartë