Të hënën padi penale kundër Ruskoskës! Kryeprokurorja kërkon ndihmë nga ambasadat

August 4, 2022
min lexim

Drejtori Policisë Financiare, Arafat Muaremi me ekipin e tij profesional është duke i shkruar paditë penale kundër prokuroreve Vilma Ruskoska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska. Paditë do të dorëzohen të hënën, bëjnë me dije nga Kabineti i Muaremit për TV21. Padia, siç thonë nga atje, ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Muaremi edhe publikisht i bëri thirrje Ruskoskës se në qoftë se ka prova, të ngrejë aktakuzë kundër tij. Roli i një prokurori nuk është të deklarojë se do të ndajë informacione dhe njohuri të caktuara me publikun dhe të gjykojë se kush është kriminel, por krimi dëshmohet në suaza të institucioneve, porositi Muaremi përmes një reagimi me shkrim.

“Procedura jonë para institucioneve kompetente do të vazhdojë përmes të gjitha të drejtave dhe mundësive ligjore për marrjen e hapave juridikë. Edhe më herët e kam përmendur se e dija se prokurorja në opinionin publik do ta keqpërdorë institutin për një presion të pretenduar. I bëj thirrje Vilma Ruskoskës, nëse ka njohuri dhe informacione për ndonjë krim të kryer nga ana ime, të njëjtat t’i prezantojë para opinionin publik dhe të ngrejë aktakuzë ndaj meje, por jo njohuri dhe informacione boshe dhe të pabaza, duke e diskredituar plotësisht funksionin që kryen”, tha Arafat Muaremi, drejtor i Policisë Financiare.

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë thirri ambasadorët, madje edhe prokuroren evropiane Laura Kovesi, për shkak të, siç tha, trysnisë nga një përfaqësues i Qeverisë, gjegjësisht drejtori i Policisë Financiare, Muaremi i cili është nën hetim.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve në shtet, por edhe institucioneve ndërkombëtare, para se gjithash ambasadës së SHBA-ve dhe Zyrës së BE-së, që njëherë e përgjithmonë të kontrollojnë të gjitha faktet dhe të zbardhet – kush në këtë shtet lufton kundër krimit, e kush e bën krimin. Është i papranueshëm ky presion që po ushtrohet ndaj prokurorëve për ndjekjen e krimit dhe organizuar dhe korrupsionit nga ana e personit të emëruar nga Qeveria, Arafat Muaremi, kurse përzierja në lëndën e Prokurorisë është rreptësishtë e ndaluar, sipas Ligjit për Prokurorinë Publike. Nëse Qeveria dëshiron të ketë një shtet të vërtetë juridik, e jo shtet juridik i paraqitur përmes shërbimeve PR ose mediave, e vërteta doemos duhet të dalë në pah”, theksoi Vilma Ruskoska, prokurore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas këtij apeli të Ruskoskës, me reagim doli Muaremi i cili thotë se ai po i bashkohet thirrjes drejtuar ambasadorëve:

“Edhe unë i bashkëngjitëm thirrjes së prokurores deri te ambasadorët dhe të gjitha palët që thirren për “ndihmë” – le ta konfirmojnë edhe ata atë që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e konstatoi me mbikëqyrjen mbi punën e paligjshme dhe veprimin joetik të Vilma Ruskoskës dhe prokurorëve të tjerë që kanë ndërmarrë veprime jashtëligjore. Përgjegjësi për veprimin tuaj patjetër duhet të ketë”, deklaroi Arafat Muaremi, drejtor i Policisë Financiare.

Muajin e kaluar, Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hyri në zyrat e Drejtorisë së Policisë Financiare në kuadër të një procedure parahetimore. Pas kësaj, Muaremi e denoncoi Ruskoskën te prokurori republikan Joveski për veprim të paligjshëm, pas çka vijoi kontroll i cili tregoi se shefja e kësaj Prokurorie ka dhënë Urdhër për bastisje joligjore, pasi paraprakisht i ka dhënë informacione të gabuara gjykatësit të procedurës paraprake me qëllim që ta sigurojë urdhrin për bastisje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjithçka në dorën e Shkëndijës

Story i radhës

Para nesh është lufta e gjatë politike për ndryshime përmbajtjesore

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë