Të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë

December 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 dhjetor – Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, pasi sot nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kanë shprehur pakënaqësi me buxhetin e vitit 2025 për terapi me insulinë.

“Theksojmë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë. Gjithashtu, me prokurimin e ri dyvjeçar publik do të sigurohet terapi shëndetësore moderne. Në bashkëpunim me institucionet kompetente po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e mjeteve shtesë për pajisje mjekësore për pacientët me diabet”, thuhet në njoftimin drejtuar publikut.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë se në përputhje me praktikën e krijuar, janë konsultuar edhe përfaqësues nga Lidhja e Shoqatave të Diabetit për sfidat aktuale me të cilat përballen pacientët.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH: Sot Flamurin e nënçmoi jo vetëm një polic, por e tërë MPB-ja, u ofendua Shqipëria dhe mbarë kombi!

Story i radhës

Qytetarët në Vlorë ankohen për çmimet e ushqimeve, shitësit: Ka rënë fuqia blerëse

Të fundit nga

ShkoLartë