Për një kohë të gjatë Selena Gomez dhe Justin Bieber ishin në një lidhje, e cila me uljet dhe ngritjet e saj u bë një nga më të përfolurat në mediat rozë.
Por rezulton se këngëtari nuk ishte dashuria e jetës së saj, kështu tregoi Selena gjatë intervistës së saj tek Jimmy Fallon.
Selena ishte e ftuar në The Tonight Shoë Ëith Jimmy Fallon, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.
Ajo foli për këtë marrëdhënie në dokumentarin e saj ‘My Mind & Me’.
Selena tha se dashuria e jetës së saj nuk quhet Justin Bieber, por Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se ishte e fiksuar pas Sprouse kur ishte e vogël. Në dokumentar, ajo madje viziton shtëpinë ku ka jetuar si fëmijë dhe shfaq edhe një mur ku ka shkruar emrin e Cole.
Dhe ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, me vëllain binjak të Cole, Dylan . Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për Cole, pasi në vitin 2019 ajo ndau në IG se ishte e dashuruar me dy djemtë quajtur Juan dhe Cole.
Në foto ajo ka postuar: “Me sa duket, zemra ime ishte shumë e ndarë mes Juan dhe Cole Sprouse kur isha 11 vjeç ”. Në emisionin e Fallon, ajo komentoi se ishte shumë e dashuruar pas tij, duke shtuar: “Po, isha… Dhe puthja ime e parë ishte me vëllain e tij! në TV.”
A u ndje e zhgënjyer duke puthur vëllain dhe jo Colin?
“Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse mendoj se ndoshta do të isha sjellë si një idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime! ” – u përgjigj ajo.