Të gjithë i duan ata që i zgjidhin problemet. Si të bëhesh një prej tyre?

min lexim

Zgjidhja e problemeve është çelësi i udhëheqjes, është pikërisht kjo aftësi që i dallon liderët e mirë nga ata që kjo detyrë thjesht iu ka ardhur nga qielli. Nuk mund të bëhesh asnjëherë më i dashur për dikë sesa kur ia zgjidhni një problem e rrjedhimisht ia keni lehtësuar jetën. Ndjenjat e falënderimit dhe mirënjohjes shkojnë në skajet më të larta. Për të arritur deri këtu është koha që ta mësoni se si ta arrini.

Identifikoni problemin dhe përqendrohuni në zgjidhje

Identifikoni në imtësi problemin duke hulumtuar dhe për ta konsideruar me kujdes! Kjo do të thotë që duhet të bëni pyetje dhe të përpiqeni ta kuptoni se çfarë nuk është në rregull. Por më e rëndësishmja është t’i analizoni detajet në mënyrë që ta kuptoni se cilët janë shkaktarët që e kanë krijuar problemin.

Neuroshkenctarët thonë se, truri juaj nuk mund të gjejë zgjidhje nëse përqendroheni në problem e jo në zgjidhje.

Kjo ndodh sepse përqendrimi në problem ushqen negativitetin e trurit, i cili nga ana tjetër shkakton emocione negative. Këto emocione bllokojnë zgjidhjet e mundshme. Prandaj, për t’u bërë një zgjidhës efektiv i problemeve, gjithmonë kërkoni për rezultatet dhe zgjidhjet e mundshme në vend që të përqendroheni te problemi. Do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat më pozitivisht dhe të zbuloni zgjidhje të reja.

Për shembull, merrni parasysh një situatë ku anëtarët e ekipit janë në mosmarrëveshje. Në vend që të nxitoni në përfundime, përpiquni të përcaktoni se çfarë e shkaktoi keqkuptimin. Përqendrohuni në zgjidhje duke përdorur teknikat e zgjidhjes së konfliktit! Nëse konflikti është midis dy punonjësve, ndihmojini ata ta zgjidhin atë vetë përmes inkurajimit, dëgjimit dhe kompromisit.

Praktikoni

Praktikimi i teknikave të zgjidhjeve të problemit mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më rehat gjatë procesit. Duhet të jeni në gjendje të përqendroheni jo vetëm në zgjidhjen e problemeve të punës, por edhe në shtëpi. Konsideroni bashkëpunimin me kolegët e industrisë suaj për të biseduar në lidhje me problemet herë dokurdo që të ndodhin.

Përndryshe, ju mund të konsideroni t’i bashkoheni një komiteti të krijuar ose të filloni tuajin për të adresuar një çështje të veçantë. Për shembull, mund të bashkoheni me një grup komuniteti që po punon për të minimizuar mbeturinat në komunitetin tuaj.

Jini mendje hapur

Tani më shumë se kurrë, ne jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht. Nëse po përpiqeni të trajtoni një problem të ndërlikuar, është më mirë të jini një mendje të hapur. Të jesh mendje hapur përfshin të jesh përgjegjës ndaj një game të gjerë perspektivash, faktesh dhe teorish.

Për të qenë një zgjidhës më i mirë i problemeve, duhet të jeni mendje hapur, e cila bazohet në dhembshurinë, dashamirësinë dhe vetëdijen. Një mendje e hapur mund të eksplorojë të gjitha përgjigjet e mundshme për një problem pa ego ose shqetësim për pasojat. Në fakt, është ndryshimi midis të menduarit brenda dhe jashtë kutisë metaforike. Kjo do t’ju ndihmojë të shihni problemet nga këndvështrime të shumta, gjë që do t’ju lejojë të gjeni zgjidhje më kreative.

“Ushtrojeni” trurin

Do t’ju duhet të ushtroni rregullisht reflekset tuaja për zgjidhjen e problemeve. Me kalimin e kohës, ai do të bëhet më i fuqishëm dhe efikas. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se aktivitete të tilla si lojërat e trurit mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të zhdërvjellët intelektualisht.

Luajtja e lojërave që stimulojnë trurin si sudoku, shahu dhe kubi rubikut në telefonin tuaj është një vend i shkëlqyer për të filluar. Ju mund të përdorni strategjitë fituese nga këto lojëra dhe t’i zbatoni ato në skenarë të të menduarit strategjikë të botës reale. Ndryshe, edhe kultura e leximit ju bën që të jeni shumë të shkathët në të menduarit e shpejtë dhe analitik. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lei Kraja gjen mënyrën për t’u freskuar në këto ditë të nxehta

Story i radhës

​Muhammad Ali refuzoi shërbimin ushtarak por gjykata vendosi në favor të tij

Të fundit nga