Të gjitha modelet iPhone 15 do të kenë ndërfaqen e re “Dynamic Island”

min lexim

Tërë linja iPhone 15 raportohet se do të vijë me “Dynamic Island”, zëvendësuesin e “notch” tek modelet iPhone 14 Pro.

Sipas Macrumors, Apple pritet ta bëjë dizajnin e ri të ekranit të standard për të gjithë modelet iPhone në 2023.

Mbi të gjitha kompania raportohet të ruajë ekskluzivitetin e teknologjisë 120Hz Pro Motion vetëm për variantet Pro.

Ofrimi i “Dynamic Island” tek të gjithë modelet iPhone është një lëvizje e pritur nga Apple duke inkurajuar zhvilluesit të përfitojnë nga avantazhet e këtij funksionaliteti.

Disa aplikacione e përdorin këtë hapësirë për dëfrim. Kur iOS 16.1 të mbërrijë në fund të vitit, Dynamic Island do të funksionojë edhe me API Live Activities të Apple.

iPhone 12 ishte një përmirësim i madh krahasuar me iPhone 11 ndërsa iPhone 13 dhe 14 nuk ka ngjallur aq interes. Blerja e një modeli iPhone 14 duke një vendim i paarsyetuar mirë vetëm nëse vini nga një model iPhone i disa viteve më parë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Pendarovski do të jetë pjesëmarrës në funeralin e mbretëreshës Elizabeth II

Story i radhës

Prindër të një vajze, prezantuesi shqiptar ndahet nga bashkëshortja (FOTO LAJM)

Të fundit nga