Të gjitha barrikadat janë larguar përveç asaj në fashatin Zupç

December 29, 2022
1 minut lexim

Gazetar Sylejman Sylejmani, ka raportuar nga Veriu i Kosovës ku ka thënë se në veri të Kosovës, vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar.

“Unë për momentin së bashku me kameramanin Fis Hetimi, ndodhemi të barrikada që ndodhet në rrugën kryesore në fashatin Zupç. Kjo është barrikada e fundit që ka mbetur e vendosur në rrugët e veriut të Kosovës, edhe për të cilën nuk është angazhuar askush për ta larguar”.

“Sot gjatë ditës, të barrikadat tjera kemi parë se ka pasur organizim për t’i larguar barrikadat, duke u angazhuar për t’i larguar mjete e rënda nga rruga”, ka raportuar gazetari Sylejmani.

Më tej, ai ka sqaruar se barrikadat që kishin qenë të vendosura në këtë fashat në rrugët tjera lokale të fshati Zupç, janë larguar por sipas tij vetëm barrikada në rrugën kryesore nuk është larguar.

“Nuk kemi parë persona që janë duke ruajtur këtë barrikadë”, ka përfunduar gazetari.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po kthehej në Kosovë për festat e fundvitit, aksidentohet për vdekje futbollisti 24-vjeçar

Story i radhës

Ukrainasja sulmohet në Beograd dhe i vizatohet në banesë shkronja Z – e habitshme çfarë i ndodhi më pas!

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë