Të fiksuarit pas këmbëve/ Njihuni me interesin seksual më të çuditshëm

min lexim

Jam e sigurt që edhe nëse je seksualisht më kurioz ose jo, ke dëgjuar për një nga fetishizmat më të përhapur rreth pjesëve të trupit që është ai për këmbët.

Fetishizmi ndaj këmbëve quhet ndryshe podophilia që nuk duhet ngatërruar me pedofilinë. Çfarë është saktësisht fiksimi mbas këmbëve dhe pse njerëzit e kanë ? Foot Fetish, fetishizmi apo fiksimi për këmbët është një lloj interesi seksual. Është një nga format më të përhapura të fetishizmit i cili zhvillohet për ato pjesë të trupit që mendohet të jenë më pak seksuale. Është një pëlqim që shfaqet më shumë te djemtë sesa të vajzat. Fakti që fiksimi apo pëlqimi për atë pjesë të këmbës quhet fetish e vendos në një vend të pasigurt, duke i bërë njerëzit të pranojnë me vështirësi shijen e tyre. Kjo tregon se sa shumë rrugë duhet ende të bëjmë rreth lirive seksuale dhe respektit të të tjerëve.

 Ka shumë arsye se pse disa persona kanë interes seksual të pjesa e këmbëve, shputës apo gishtërinjve. Të këmbët ndodhen një pjesë e mirë e nervave, kaq të rëndësishëm në përgjigjen ndaj stimujve seksuale sa është normale që ato të fitojnë statusin e zonave erogjene. Ndërkohë që Frojdi vetë, babai i psikoanalizës, deklaronte që njerëzit adhurojnë këmbët sepse ato ngjajnë me penisin.Nje tjetër teori e njohur është ajo e “Këmbës së Hirushes”që natyralisht thërret këmbën e vogël, perfekte, që arrin të hyjë në një këpucë prej qelqi. Kultura të ndryshme, kanë histori në të cilat enfatizohet madhësia e këpucës apo këmbës si simbol feminiliteti apo burrërie.

Mos harrojmë që kundrejt këmbëve ka dhe një tabu apo një ndjenjë të brendshme refuzimi që e bën këtë pëlqim edhe më misterioz, sesa është. Si me të gjithë fetishizmat e tjerë edhe kur vjen puna te shputat apo të këmbët, sjelljet e njerëzve variojnë dhe janë shumë personale. Mënyra sesi luani dhe zbuloni këtë pjesë të trupit ka të bëjë shumë me inputin që nxit interesin tuaj.

Për shembull për njerëzit në të cilët shikimi është i rëndësishëm, ka shumë pëlqim për çorapet, thembrat apo sandalet. Për këta njerëz seksi duhet të përfshijë këpucë të bukura dhe çorape të mira. Ky seks zhvillohet lehtësisht në dhomën e gjumit. Ata për të cilët kanë rëndësi aromat apo erërat, kërkojnë që të ketë pikërisht aroma të mira stimuluese. Ata që kanë dëshire prekjen, duan të prekin, ledhatojnë, thithin këmbët apo pjesë të tyre.Ka nga ata që pëlqejnë reagim dhimbjeje duke vendosur pjesë të këpucës në vende të ndryshme në trup. Siç e shikoni pra ka një plurisjellje e nevoja edhe në këtë fetishizëm. Si përfundim, nëse dikush që njeh ka një fetishizëm për këmbët, mos e gjyko, mos e etiketo, nuk ka asgjë të keqe dhe të sëmurë, është vetëm shije seksuale. Së dyti, nëse ti nuk ke asnjë fetishizëm, mos u shqetëso, është diçka normale, jo të gjitha kanë shije seksuale më pak të përhapura apo pranuara nga shoqëria jonë apo nga ato që nuk quhen normale. Se treti nëse dëshiron të provosh diçka të tillë ose i dashuri yt të fton ta provosh është diçka për të cilën mund të përpiqesh nëse nuk të shqetëson apo bezdis.

Mënyra më e mirë është shfletimi i librave, revistave apo filmave, për të gjetur një gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë dëshirë. Gjithashtu një masazh këmbësh do të ishte një fillim i mirë. Para masazhit ju mund të bëni dush sëbashku dhe më pas të përdorni një vaj në mënyrë që përkëdhelja të jetë sa më komode dhe rrëshqitëse. Me masazh në fund të këmbëve duke e shtrirë atë drejt kofshëve apo rrëzëve të saj ju stimuloni dhe mbaresat nervore të rëndësishme për përgjigjen ndaj stimulit seksual. Sido që të jetë situata juaj personale apo në çift, mos gjykoni, edukohuni dhe merrni informacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbardhen emrat e ekipeve gjysmëfinaliste

Story i radhës

​Raportuesi i PE-së, Kubilius: Putin po e humb luftën, s’është mirë që Serbia ta mbështesë

Të fundit nga