“Të dua, e dashur, me gjithë zemrën time”/ Ndër letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë

April 3, 2022
1 minut lexim

George H. W. Bush ka qenë presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas karrierës nëpolitikë, ai njihet edhe për romancën me Barbara Bush. Të njohur që në adoleshencë, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai 17 vjeç, ata patën një histori dashurie 73 vjeçare. Barbara ndërroi jetë përpara ish presidentit, kurse ai ndërroi jetë 8 muaj pas vdekjes së saj, në moshën 94 vjeçare.

Përmes librit autobiografis të George H. W. Bush, zbulojmë se përpara nipërve, Barbara Bush shprehej se ishte martuar me mashkullin e parë që kishte puthur dhe se nipërit nuk e besonin për këtë gjë. Ata u njohën që nëadoleshencë dhe u lidhën prej ndihmës së një shoku të ish presidentit. Që nga ajo kohë, patën një nga historitëmë të bukura të dashurisë, të përfolur kudo në media. 

Më poshtë ju sjellim një pjesë nga një prej letrave të dashurisë së ish presidentit për Barbara Bush, e cila vlerësohet si një ndër letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Në vetëm pak rreshta, mund ta kuptoni se sa e fortë ishte ndjenja që ata kishin për njëri-tjetrin. 

“Kjo duhet të jetë një letër e thjeshtë për t’u shkruar – fjalët duhet të vijnë vetë dhe shkurtimisht, unë do ta kem të thjeshtë të të them se sa u lumturova, kur hapa letrën dhe pashë njoftimin e fejesës sonë, por çuditërisht nuk po mundem dot ta shkruaj çdo gjë në këtë letër. Të dua, e dashur, me gjithë zemrën time dhe të di që edhe ti mëdo, do të thotë shumë për mua. Kushedi sa herë e kam menduar lumturinë e pamatshme që do të jetë e jona njëditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ty”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stoltenberg i tmerruar nga brutaliteti i ushtrisë ruse

Story i radhës

Momenti i turpit në Gjilan, njëri e mban portierin tjetri e godet me shqelm!

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë