Të drejtat e shqiptarëve në RMV, Taravari i përgjigjet Osmanit: Herë pas here po bini viktimë e keqinformimeve

December 22, 2024
1 minut lexim

Ministri shqiptar i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, iu është kundërpërgjigjur përmes Albanian Post, deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket të drejtave të shqiptarëve në RMV, duke thënë se ajo herë pas here bie pre e keqinformimeve.

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Kosovës dhe Shqipërisë, të premten, në Prishtinë, Osmani tha se ekzistojnë tendenca për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut, përmes largimit të drejtat e shqiptarëve atje, derisa kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria që të mos heshtin për këtë çështje.

“Derisa po flasim dhe jemi bashkuar në këtë kuvend akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut. Pra, për të destabilizuar edhe këtë vend, duke larguar të drejtat tashmë të fituara të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, si popull konstituiv i Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Osmani.

Por, njëri nga shqiptarët më të pushtetshëm aktualisht në RMV, thekson se deklaratat e Presidentes së Kosovës “nuk do të thotë se janë gjithnjë po kaq të rëndësishme sa vet ajo”.

“Unë e çmoj shumë presidenten Osmani dhe më vjen keq që ajo herë pas here bie viktimë e keqinformimit”, potencoi Taravari në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtesat prej 100 euro të Qeverisë, Rrahmani: Vendim është i duhur

Story i radhës

Fonseca drejt shkarkimit

Të fundit nga

ShkoLartë