Të drejtat e fëmijëve në shkolla, 46% e nxënësve të anketuar janë viktimë e dhunës

November 20, 2023
min lexim

-ads3-

Dhuna mes fëmijëve në shkolla fillore dhe të mesme është prezente dhe kohëve të fundit ka marrë një hov të madh. Kjo dhunë kryesisht vjen nga fëmijët e familjeve të pasura ndaj atyre me status më të ulët socio-ekonomik. Këtë e ka konstatuar hulumtimi gjithëpërfshirës mbi të drejtat e fëmijëve, i realizuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” në bashkëpunim me zyrën e Avokatit të Popullit, sipas të cilit 46% e nxënësve të anketuar kanë deklaruar se kanë qenë viktimë të dhunës. Më e pranishme është dhuna verbale e ndjekur nga lëndimi fizik dhe abuzimi emocional. Viktimë janë edhe fëmijët me nevoja të veçanta arsimore që shpesh janë të refuzuar dhe të lënë pas dore nga shoqëria.

“Ky hetim tentoi të vërtetojë se cilët nxënës më së shpeshti janë viktimë e dhunës në shkollat tona dhe për fat të keq, nxënësit që vijnë nga familje me status më të ulët social-ekonomik janë në vendin e parë si viktima të dhunës në shkolla dhe për këtë çështje u pajtuan në përgjigje nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Ndërsa ata që ushtrojnë dhunë janë fëmijët e familjeve më të pasura dhe fëmijët hiperaktiv.”, – theksoi menaxherja e projektit, Natasha Angelevska.

“Sipas deklaratave të fëmijëve, 33% nga të anketuarit kanë deklaruar se u është shkelur ndonjë e drejtë, ndërsa një e treta prej tyre kanë deklaruar se e njohin ndonjë të afërm që i është shkelur ndonjë e drejtë. Hulumtimi tregoi se nuk ekziston aktivizimi i nxënësve. Vetëm 13% prej tyre kanë deklaruar se kanë ngritur çështje apo kanë dhënë propozim në shkollë për përmirësimin e ndonjë gjendje në shkollë.”, – deklaroi menaxherja e projektit “Fëmijët në vend të parë”, Suzana Pecakovska.

Këtë vit në zyrën e Avokatit të Popullit janë paraqitur 191 parashtresa për shkelje të drejtës së fëmijëve në fusha të ndryshme.

“Dhuna është akoma prezente, ka marrë një hov të madh në shkolla. Mirë është ajo që fëmijët e njohin, megjithatë ana negative është se nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar ta paraqesin këtë lloj dhune.”, – u shpreh Vaska Bajramovska Mustafa nga zyra e Avokatit të Popullit.

Hulumtimi ka treguar se shumica e nxënësve (32,9 për qind) dhe pjesa më e madhe e prindërve (68,4 për qind) kanë besimin më të madh te kujdestari i klasës dhe do t’i drejtoheshin fillimisht atij në rast të shkeljes së të drejtës së fëmijës, i dyti është drejtori i shkollës, ndërsa dhe në vend të tretë sipas shkallës së besimit janë shërbimet profesionale. Në anketë janë përfshirë 648 nxënës nga 75 shkolla fillore nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, 325 mësimdhënës nga 79 shkolla dhe 541 prindër.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asllani: Ishte e vështirë të gjenim hapësira

Story i radhës

Deklarata që tremb serbët! Media serbe: Pse ish futbollisti shqiptar e do Serbinë?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë