Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri garues, 2022/2023.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, të dielën prej orës 13:00 mbahet seminari për vëzhgues-kontrollues dhe për procesmbajtësit e të gjitha skuadrave të Superligës së meshkujve dhe të femrave.
Seminari mbahet për digjitalizimin, përkatësisht për mënyrën e re të mbajtjes së të dhënave. Seminari mbahet në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, prej orës 13:00. Klubet janë të obliguara të dërgojnë në trajnim procesmbajtësit. Ata do të njoftohen për mënyrën e re të mbajtjes së procesit, që prej fillimit të kampionatit do të jetë në formë digjitale.
Të dielën do të bëhet edhe testimi teorik për vëzhgues-kontrollues. Ndërkohë në Rahovec të dielën vazhdon seminari për trajnerë, që mbahet sipas RINCK Konventës. Seminari për trajnerë ka nisur të shtunën, ndërsa dita e parë ishte shumë e suksesshme.