Të dielën Pashkët/ Shqipëria dhe Greqia miratojnë planin për evituar fluksin në pikat kufitare!

April 15, 2022
1 minut lexim

Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkëve. Ashtu si çdo festë tjetër, pritet që në pikat kufitare të ketë fluks të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin e tyre për të festuar bashkë me të afërmit.

Nisur nga kjo situatë, policitë kufitare të dy vendeve kanë hartuar një plan për menaxhimin e fluksit.

Zv/ministri i Brendshëm Andi Mahila është takuar me atë të Mbrojtjes dhe Emigracionit, në Greqi Eleftherios Oikonomou në kufirin mes dy vendeve.

Ata kanë rënë dakord që në rast fluksi të hapen edhe pikat e tjera të kalimit kufitare nga e marta e deri të dielën PKK Sopik dhe PKK Rips, në Sarandë.

Çështjet e dakordësuara mes palëve

Policia ka njoftuar se ata kanë rënë dakord që drejtuesit e policive kufitare shqiptare dhe greke të zbatojnë protokollet e procedurave të lehtësuara, duke garantuar lëvizje të sigurt, pa pengesa si pjesë e planit të menaxhimit gjatë sezonit turistik dhe festave.

Në rast fluksi do të shtohen sportelet, burimet njerëzore dhe do të bashkëpunohet për eleminimin e pengesave;

Pala greke ka përgatitur draft-protokollin e Ripranimit, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes Kuadër që Shqipëria ka nënshkruar me BE, të cilin këto ditë do ta dërgojnë në rrugë diplomatike pranë MB për vlerësim.

Siç thuhet në njoftim, brenda vitit pritet të vihet në funksion Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit Policor dhe Dogano.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është drejtori i ri në QIK, në Facebook largon gjuhën shqipe!

Story i radhës

Altera, libraria më e madhe në rajon hapet edhe në Prishtinë

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë