Të dielen në Podujevë, mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve

1 minut lexim

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatat joqeveritare do të organizojë shënimin e Ditës Botërore pa Makina.

Ky aktivitet që shënohet me biçikleta, do të mbahet të dielen dhe fillon në orën 12:00 ndërsa, përfundon në orën 13:30.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga komuna e Podujevës, në të cilin thuhet që të dielen nga ora 12:00 deri në orën 13:00, për qarkullim të automjeteve të shfrytëzohen rrugët alternative.

“Gjatë kësaj periudhe, do të mbyllen për qarkullim të automjeteve rrugët “Zahir Pajaziti” deri në kryqëzimin me “Vëllezërit Frashëri”, pastaj rruga “Fazli Fetahu”, “Xhafer Meta”, “Met Podujeva” dhe një pjesë e rrugës “Xhemajl Mustafa” (nga rrethi deri të Sheshi). Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore, për qarkullim me automjete t’i shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Pensionistët do mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë”, shpërthen Teliti: Vendimi-lëmoshë i qeverisë

Story i radhës

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

Të fundit nga