Të dhënat e miliona përdoruesve po shiten në tregjet e botëve

December 7, 2022
1 minut lexim

Kriminelët kibernetikë po shesin identitetet dixhitale të njerëzve për vetëm pak para në rrjetet e botëve zbulon një hulumtim i ri.

Sipas një raporti të NordVPN, disa kriminelë kibernetikë po infektojnë përdoruesit me maluerë të cilët grumbullojnë sa më shumë të dhëna të ndjeshme nga viktimat nga screenshot të pajisjeve, tek kredencialet e ruajtura në shfletues, cookie, gjurmë dixhitale, forma të plotësimit automatikë e informacione të tjera.

Të dhënat më pas paketohen dhe shiten në tregjet e botëve nganjëherë edhe për 6 dollarë për person. Për më tepër blerësi merr garanci se të dhëna janë reale dhe do të përditësohen me informacione të reja për sa kohë viktima ngelet e infektuar me maluerë.

Gjatë kërkimit, NordVPN analizoi tre tregje botësh: Genesis Market, Russian Market dhe 2Easy. Të tre ishin aktivë dhe përdorin lloje maluerësh si RedLine, Vidar, Racoon, Taurus dhe AZOrult.

Hulumtuesit thanë se këto tregje janë tmerrësisht të rrezikshme. Me ndihmën e cookie-ve dhe fjalëkalimeve, aktorët e këqij mund të kapërcejnë barrierat e sigurisë dhe të hyjnë në rrjetet sociale të përdoruesve dhe bizneseve apo të përdorin të dhënat e vjedhura për mashtrime ose shpërndarë më shumë maluerë dhe ransomware.

Disa prej tyre ka vendosur të shesin llogaritë e vjedhura. Disa hakerët po i shisnin ato deri në 6 mijë dollarë për llogari tha CTO i NordVPN.

Ai rekomandoi përdorimin e antiviruseve, një menaxheri fjalëkalimesh dhe mjete enkriptimi për tu siguruar se edhe nëse një kriminel infekton pajisjet tuaja, ai nuk mund të marrë shumë informacione. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuani nga zbokthi, provoni këtë metodë natyrale

Story i radhës

Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Presidenca: Do vendosim pas vlerësimit nga organet e sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë