Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë “nga Netflix”

Një nga arsyet pse shumë njerëz bien pre e mashtrimeve në internet është se mashtruesit luajnë me emocionet e përdoruesve.

Ju shpesh mund të keni qenë pjesë e një mashtrimi që përdor email që duken sikur kanë ardhur nga një kompani e njohur.

Këto email-a janë të rremë dhe përpiqen t’ju bëjnë të dorëzoni të dhënat tuaja personale të cilat mund të përdoren për t’i fshirë llogaritë tuaja në internet.

Sipas mediave të huaja, së fundmi po qarkullon një email i rremë i cili ka synim konsumatorët me llogari në Netflix.

“Anëtarësimi juaj ka skaduar. Por, si pjesë e programit tonë ju mund të përdorni Netflix edhe për 90 ditë falas”, thuhet të shkruajë në email.

Mashtruesi dëshiron që ju të shtypni një buton të kuq poshtë tekstit ku më pas ju kërkohet të shkruani të dhënat e kartës suaj bankare.

Natyrisht, marrja e Netflix për 3 muaj falas është shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Nga ana tjetër, aplikacioni ju kërkon përdoruesve të mos ndajnë kurrë informacione personale përmes një emaili.

Nëse ju tashmë e keni bërë, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimet tuaja. 

Story i mëparshëm

Stojançe Angellov: Ta mundin BDI-në, partinë e dalë nga UÇK-ja dhe ta miratojmë ligjin e “branitellave”

Story i radhës

Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë

Të fundit nga