Të dëbohen 300 banditët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës!

December 12, 2022
min lexim

Serbia po ua shteron mundësitë e qëndrimit në Kosovë, një pjese të serbëve.

Në mënyra të ndryshme, ajo ia ka dalur, falë edhe mungesës së një pushtetit real shqiptar në Kosovë, që t’i fsheh gjurmët e krimeve masive që kanë kryer serbët në Kosovë, në kohë të ndryshme.

Por, është e patolerueshme që kanë mbetur të pandëshkueshme krimet masive të kryera nga ta së bashku me forcat e armatosura të ushtrisë, policisë dhe paramilitarët e Serbisë gjatë luftës së fundit.

Duke i shpëtuar atyre ndëshkimeve për ato krime, falë edhe një amnistie të pashpallur ligjërisht nga ndërkombëtarët, serbët gjithmonë i kanë bllokuar rrugët, kanë bërë protesta të dhunshme, kanë thyer burgjet, dhe kanë terrorizuar institucionet e drejtësisë dhe të policisë.

Askush nuk është ndëshkuar pastaj edhe për ato ngjarje, në të cilat është vrarë të paktën një polic i UNMIK-ut, lituanezi Audrius Senavicius, dhe po ashtu kanë lënduar dhjetëra ushtarë gjerman e të tjerë.

Ndërsa, me shqiptarët kanë qenë plotësisht terrorizues, duke i dëbuar 13-15 mijë shqiptarë nga veriu pas luftës, dhe duke vrarë e plagosur dhjetëra. Askush nuk u ndëshkuar kurrë.

E vranë në një sulm terrorist me tritol në shtëpinë e tij në veri, Selver Haradinajn dhe kurrë askush nuk është ndëshkuar.

Image

KFOR-i duke patrulluar

Të paguajnë për krimet e pandëshkuara

Numri i shpërthimeve, automjeteve të djegura, i të lënduarve dhe të detyruarve për të punuar për grupet kriminale serbe dhe Serbinë, është jashtëzakonisht i madh.

Mbi 23 vjet kontrabandime, tregti në të zezë, dhe gjithçka tjetër në kundërshtim me ligjin, një parajsë fiskale, e kontrolluar nga krimi i organizuar serbë dhe vetë Serbia, që më nuk mund të zgjasë.

Pra, pavarësisht sa krime kanë kryer ndaj shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, askush, asnjë serb nuk ka përfunduar në burg. Gjithmonë nën mbrojtje të Serbisë, dhe të Rusisë, në UNMIK-OKB dhe misione të tjera.

Por, përfundimisht po vjen koha, që grupet kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre të paguajnë për krimet e pandëshkuara.

Institucionet e Kosovës ia ofruan edhe një lëshim bashkësisë ndërkombëtare, duke hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve për institucionet e mebtura të zbrazëta, pa askë në detyrë, në krye të komunave dhe të kuvendeve komunale.

Por, nuk përfituan asgjë. Ende madje ka hezitim për ta dënuar apo sanksionuar Serbinë për shkeljen flagrante të marrëveshjeve paraprake me Kosovën dhe për ndërhyrjen dhe kërcënimet me luftë ndaj shqiptarëve.

Aktualisht vetëm shefja e diplomacisë gjermane ka reaguar dje, duke i kërkuar llogari Serbisë, për tensionet në veri të Kosovës.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, ka shkruar Annalena Baerbock, ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Image

Mbështetja e Annalena Baerbock, ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë

Institucionet e Kosovës duhet të jenë më të shpejta në komunikimin me diplomacinë dhe këto fakte dhe rrethana t’mos ju rrëshqasin nga duart.

Duhet të kërkojnë përveç se ndëshkimin e krimeve të kryera në shkallë të gjerë dhe në një kohë gati çerekshekullore, njëkohësisht edhe dëbimin e një mase serbësh, të cilët e kanë shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur dhe si shtetas të Serbisë, t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

Trysni diplomatike

Unë mendoj se presidentja Osmani është dashur që ta shtronte këtë çështje edhe me të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Gabriel Eskobar, veçanërisht nëse në çfarëdo mënyre ai mund ta ketë sjellur në vëmendje çështjen e arrestimit të kriminelit serb Dejan Pantiçit, i cili besohet se ishte ndër organizatorët e sulmeve me bomba dhe mjete tjera ndaj anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, dhe ndaj patrullave të policisë, si ai i kryer së fundi në veri të vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën ia ka caktuar atij një muaj paraburgim pasi ish-polici serb, Dejan Pantiç, ish-polic i regjimit të Millosheviçit, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të terrorizmit.

Qeveria e Kosovës, duhet të zbatojë dyja modelet, që serbëve, shtetas të Serbisë, të cilët kanë qenë të përfshirë më lehtë në krime, t’ua ndalojë qëndrimin në Kosovë, dhe atyre që kanë kryer vepra të rënda, t’i nxjerrë para drejtësisë dhe të marrin dënimet meritore.

Arrestimi i dhjetëra serbëve të përfshirë në krime të rënda, siç dihet për shembull prej disa prej tyre, si për Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviçin, dhe grupin e tyre prej së paku 10 anëtarësh, të shpallur nga SHBA-të grup kriminal ndërkombëtar, duhet të përfundojë me ndëshkime maksimale.

Ndërsa, ndalimi i qëndrimit në Kosovës për disa qindra të tjerë, do t’i jepte fund manipulimit të Serbisë dhe të popullatës së paktë serbe në veri.

Image

Serbët duke manipuluar me imazhe nga barrikadat

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moska bën thirrje për zgjidhje “diplomatike” të situatës në veri

Story i radhës

Selena Gomez fajëson Justin Bieber për problemet e saj me peshën?

Të fundit nga

ShkoLartë