Të burgosurit politikë në grevë urie me 10 nëntor, hapni dosjet e spiunëve

October 29, 2022
min lexim

Mëkatarë, keni guximin të përballeni me të shkuarën, hapni dosjet e spiunëve. Beteja për hapjen e dosjeve kërkon sakrificën sublime, atë të flijimit në grevë urie të atyre që kanë vuajtuar në burgjet e diktaturës komuniste, për të treguar se vlerat njerëzore, liria dhe demokracia, kërkojnë qëndrestarë të vendosur si ata që kundërshtuan diktaturën, vetë të burgosurit politikë.

Të burgosurit politikë që ngujohen në grevë të urisë, janë po ata që u ngujuanë në shator të 2012 ku u vetëdogj Gjer Ndreca dhe u vetëflijua Lirak Bejko, për të drejta të mohuara.

Janë 100 vite burg të atyre që nisin grevën e urisë para parlamenti, por qinda vite të tjera do t’u bashkohen për të bërë një përballje të fundit dhe përfundimtare me mëkatarët e diktaturës që ka 32 vite që qëndrojnë në krye të shteti, në politikë, në Parlament, në institucione të larta të shtetit, në administratë, madje fatkeqësisht, ata janë so në sistemin e drejtësisë, pikërisht hetuesit e diktaturës apo prokuror dhe gjyqatrë që morën pjesë në gjyqe politike.

Politika po tregohet nihiliste më hapjen e dojeve të spiunëve të Sigurimit të Shteti, sepse ende nuk kanë kurajon të përballen me të shkuarë. Prandaj të burgosurit politikë, ndërmarrin një përballje të fundit për t’i dhënë fund trazicionit, për të nisur hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shteti, për nisjen e dekomunistizimit, trasparencës me të shkuarën, për kthimin e dinjiteti të përndjekurve politikë në aspektin politik e social.

Për naalimin e figurës së diktatorit dhe eksponentëve të krimit të shfaqen në publik, për heqjen e dekoratave dhe titujve të eksponetëve të diktaturës.

Për dëlirjen e shteti nga mëkati dhe pajtimin e shoqërisë për të vazhduar rrugtimin Evropian si shoqëri e lirë dhe jo më mëkatë mbi supe dhe duar me gjak në mes të Evropës për të treguar shëmtin e regjimit komunist.

Greva e urisë është qëndresë ndaj diktaturës, reminishencave të saj në demokraci, rezistencë përballë politikanëve të regjimit komunist që janë në pushtet në demokraci dhe janë pengesa kryesore për trasparencën me të shkuarën dhe e dekomunistizimit, proces i pa nisur ende.

Greva është në respekt të vuajtjeve të shqiptarëve në kohën e regjimit komunist, homazh për mbi 6000 mijë të ekzekuturiat në kohë të diktaturës që ende nuk kanë një varrë.

Është beteja e fundit që bëjmë për t’i dhënë fund të shkuarës në demokraci, si mundësi që regjime të tilla si diktatura të mos përsëriten më.

Ftojmë të burgosurit politikë brenda dhe jashtë vendit t’i bashkohen grevës tonë simbol për të dëlirur të shkuarën.

Ftojmë trashëgimtarë e të përndjekurve politikë, qytetarë, politikanë kurajoz, intelektualë që nuk kanë lidhje me të shkuarë, partitë politike të bëhen zë me zërin e të burgosurve politikë që të dëbojmë të shkuarën për ti hapr rrugë të ardhmes.

Greva nis me 10 nëntorë para Parlamentit.

Komisioni i Grevës së urisë

Agim Kollacaku

Agron Talo

Pashuk Gjergji

Bujar Sala

Idajet Kaso

Arif Beu

Guxim Kullolli

Partia e të Drejtave të Mohura, mbështet grevën e urisë së të burgosurve politik. Kryetari i PDM-së Ilir Vata

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA: Qeveria në Kosovë modifikon afatin për targat serbe, por nuk heq dorë nga vendimi

Story i radhës

Amerikani i kaloi gati 40 vite në burg për vrasjen që nuk e kreu, analiza e AND-së tani e dëshmoi se është i pafajshëm

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë