Të burgosurit për rastin e Kumanovës në grevë urie (VIDEO)

May 5, 2022
min lexim

U MOHOHET MUNDËSIA PËR FUNDJAVA TË LIRA

Tetë të burgosurit për Rastin e Kumanovës refuzojnë të dalin në ajr, nuk pranojnë ushqim, por vetëm ujë. Dy ditë me radhë po mbajnë grevë urie. E kjo përshkak se nuk u jepet mundësia e garantuar me ligj e cila parasheh që gjatë vitit të burgosurit të shfyrtëzojnë vikende në liri.

Te Avokati i popullit Naser Ziberi kanë arritur shkresat e Irfan Lutfijut, Arsim Bajramit dhe Elham Arifit të cilët thonë se janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të drejtorisë për t’i shfyrtëzuar këto favore. Avokati i Popullit prej vitit të kaluar merret me këtë çështje dhe thotë se të gjitha kushtet janë të plotësuar por se fjalën e fundit e ka drejtori i burgut.

NASER ZIBERI AVOKATI I POPULLIT

“Unë nuk po hy në kupimin se a ka keqpërdorime apo jo, por vetëm po them se si procedurë janë të plotësuar të gjitha kushtet drejtori i burgut e bën vlerësimin e rrezikshëmrisë, dobisë së dhënies së favorit dhe në kuptime tjera të resocializimit të këtyre personave”.

Edhe Avokati Asmir Alispahiq thotë se të gjitha parakushtet janë plotësuar për ta shfyrtëzuar këto favore të garantuara me ligj.

ALMIR ALISPAHIQ AVOKAT

“Nuk mund të kuptoj se cilat janë arsyet dhe cilat janë shkaqet për ta bërë këtë. Por unë u bëj apel institucioneve që ta shohim se cilat janë shkaqet dhe se përse të burgosurit nuk mund ta shfyrtëzojnë këtë masë për vikende të lira të cilët janë të garantuara me ligj.

E drejtori i Shutkës Filip Andonov thotë të burgosurit nuk plotësojnë një kusht.

FILIP ANDONOV DREJTOR I BURGUT TË SHUTKËS

“Këto favore nuk i kam miratuar përshkak se sipas rregullave të burgut ata nuk plotësojnë një kusht e ai është kushti për angazhim pune në burg. Ata së shpejti do të jenë të transferuar nga burgu i Shutkës dhe sigurisht që do tu mundësohen kushte për t’i gëzuar këto të drejta”.

Ekipi i Avokatit të Popullit nesër do të vizitojë të burgosurit për të parë nga se në cfarë gjendje janë ndërsa drejtori Andonov thotë janë të gjendje të mirë shëndetësore . Ndryshe ashtu sikur “Rasti i Kumanovës edhe të dënuarit për terrorizëm janë edhe rastin e 27 prillit ku në mënyrë të dhunshme hynën në Kuvend, por dallimi është se ata shfyrtëzojnë favorin për vikende të lira. /KlanMacedonia/

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazeta italiane ngre alarmin: Vuçiç është Putini i vogël në Ballkan, perëndimi të reagojë sa s’është vonë

Story i radhës

Interneti satelitor i Starlink sjell portabilitetin

Të fundit nga

ShkoLartë