te burgosurit e dubraves permbyllin me sukses korrjen e grurit e kultivuan vete 68726d999bf71

Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit, e kultivuan vetë

July 12, 2025
1 minut lexim

Qendra Korrektuese e Dubravës, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i korrje-fshirjes së grurit, i cili është kultivuar nga të burgosurit e kësaj qendre, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e stafit profesional.

Kjo iniciativë, sipas njoftimit është pjesë e angazhimeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të nxitur rehabilitimin përmes punës, duke u ofruar të burgosurve aftësi praktike dhe përgjegjësi të reja.

“Gruri i mbledhur do të përdoret për furnizimin e të gjitha institucioneve korrektuese, duke sjellë njëkohësisht edhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike”, thuhet tutje në njoftim.

“Përveç zhvillimit të aftësive punuese dhe përmirësimit të mirëqenies së të burgosurve, ky aktivitet ndihmon në uljen e kostove të përgjithshme për furnizim me produkte ushqimore dhe kontribuon në vetëqëndrueshmërinë e sistemit korrektues”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai plani per punesim 2025 parasheh buxhet prej 40 milione euro per mbi 16 mije qytetare 68726d1ba10c1
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë

aftesite jetesore qe cdo femije duhet tia mesoni 68726eb971a73
Lajmi i radhës

Aftësitë jetësore që çdo fëmije duhet t’ia mësoni

Të fundit nga

ShkoLartë